Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Assyria

204 vargje · 59 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër tij: Virgjëresha, bijë e Sionit, të përçmon dhe tallet me ty; e bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.

  2. Cilin ke poshtëruar dhe fyer? Kundër kujt ke ngritur zërin dhe në mënyrë arrogante sytë e tu? Kundër të Shenjtit të Izraelit.

  3. Me anë të shërbëtorëve të tu ke poshtëruar Zotin dhe ke thënë: "Me morinë e qerreve të mia u ngjita në majë të maleve, në skajet e Libanit. Do të rrëzoj kedrat e tij më të lartë dhe qiparisat e tij më të bukur; do të arrij lartësinë e tij më të largët, pyllin e tij më të harlisur.

  4. Kam gërmuar dhe kam pirë ujë; me tabanin e këmbëve të mia kam tharë të gjitha lumenjtë e Egjiptit".

  5. A nuk ke dëgjuar vallë se prej shumë kohe e kam përgatitur këtë gjë, planin e kam përgatitur qysh nga kohët e vjetra? Tani kam bërë që të ndodhë kjo: që ti t'i kthesh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.

  6. Prandaj banorët e tyre, të cilët s'kanë forca, ishin të trembur dhe të hutuar; ishin si bari i fushave, si bari i vogël jeshil, si bari i çative, i cili digjet para se të rritet.

  7. Por unë e njoh banesën tënde, hyrjen dhe daljen tënde, madje edhe zemërimin tënd të madh kundër meje.

  8. Duke qenë se je zemëruar shumë kundër meje dhe paturpësia jote ka arritur te veshët e mi, do të vë unazën time në flegrat e hundëve, frerin tim në gojë dhe do të të kthej në rrugën nga ke ardhur.

  9. Dhe kjo do të jetë shenja për ty; sivjet do të hani atë që rritet vetvetiu, vitin e dytë atë që rritet po nga ky burim; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.

  10. Dhe pjesa që mbetet e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë do të vazhdojë të vërë rrënjë poshtë dhe të bëjë fryte lart.

  11. Sepse nga Jeruzalemi do të dalë mbetje dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë".

  12. Prandaj kështu thotë Zoti kundër mbretit të Asirisë: "Ai nuk do të hyjë në këtë qytet as ka për të hedhur ndonjë shigjetë, nuk do t'i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.

  13. Ai do të kthehet nëpër atë rrugë nga ka ardhur dhe nuk do të hyjë në këtë qytet", thotë Zoti.

  14. "Sepse unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për hirin tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim".

  15. Ajo u kurvërua me ta, me gjithë njerëzit më të mirë të Asirisë, dhe u ndot me të gjithë ata për të cilët ndez, bashkë me gjithë idhujt e tyre.

  16. Nuk braktisi kurvërimet e Egjiptit, kur kish rënë me të gjatë rinisë së saj, kishin shtërnguar gjirin e saj të virgjër dhe kishin derdhur mbi të kurvërimet e tyre.

  17. Prandaj e braktisa në dorë të dashnorëve të saj, në dorë të bijve të Asirisë, për të cilët kishte marrë zjarr.

  18. Ata zbuluan lakuriqësinë e saj, morën bijtë e saj dhe bijat e saj dhe i vranë me shpatë. Asaj i doli nami midis grave dhe zbatuan kundër saj ndëshkimin.

  19. Motra e saj Oholibahu e pa këtë, por në dashurinë e saj u bë edhe më e korruptuar nga ajo dhe kurvërimet e saj qenë më të këqija nga ato të së motrës.

  20. U ndez për bijtë e Asirisë, fqinj të saj, qeveritarë dhe princa të veshur në mënyrë të shkëlqyer, kalorës të hipur mbi kuaj, të tërë të rinj tërheqës.

  21. Unë pashë që ishte molepsur, që të dyja ndiqnin po atë rrugë.

  22. Por ajo i shtoi kurvërimet e saj; pa burra të pikturuar mbi mur, figura të Kaldeasve të pikturuara në të kuq,

  23. me breza rreth ijëve, me çallma të mëdha në kokë, të gjithë me pamje krerësh, të ngjashëm me bijtë e Babilonisë në Kalde, tokë e tyre e lindjes.

  24. Sa i pa, ajo u ndez për ta dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.

  25. Atëherë bijtë e Babilonisë erdhën tek ajo në shtratin e dashurive dhe e molepsën me kurvërimet e tyre. Ajo u moleps me ta, por pastaj u largua prej tyre.