Kalo te përmbajtja

circa AD 95

The Revelation

John's vision on Patmos unveils the cosmic victory of the Lamb over evil and the final restoration of all creation.

404 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zbulesa 12:7rreth 96 e.s.

    por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.

  2. Zbulesa 12:8rreth 96 e.s.

    Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.

  3. Zbulesa 12:9rreth 96 e.s.

    Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: ''Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.

  4. Zbulesa 12:10rreth 96 e.s.

    Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.

  5. Zbulesa 12:11rreth 96 e.s.

    Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë''.

  6. Zbulesa 12:12rreth 96 e.s.

    Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.

  7. Zbulesa 12:13rreth 96 e.s.

    Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.

  8. Zbulesa 12:14rreth 96 e.s.

    Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,

  9. Zbulesa 12:15rreth 96 e.s.

    dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.

  10. Zbulesa 12:16rreth 96 e.s.

    Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.

  11. Zbulesa 12:17rreth 96 e.s.

    Dhe u ndala mbi rërën e detit.

  12. Zbulesa 13:1rreth 96 e.s.

    Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë, që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë, dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie.

  13. Zbulesa 13:2rreth 96 e.s.

    Dhe bisha që pashë i ngjante një leopardi; këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh.

  14. Zbulesa 13:3rreth 96 e.s.

    Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës.

  15. Zbulesa 13:4rreth 96 e.s.

    Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: ''Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?''.

  16. Zbulesa 13:5rreth 96 e.s.

    Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj.

  17. Zbulesa 13:6rreth 96 e.s.

    Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell.

  18. Zbulesa 13:7rreth 96 e.s.

    Dhe iu dha t'u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t'i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb.

  19. Zbulesa 13:8rreth 96 e.s.

    Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.

  20. Zbulesa 13:9rreth 96 e.s.

    Kush ka veshë, le të dëgjojë.

  21. Zbulesa 13:10rreth 96 e.s.

    Kush e çon tjetrin në robëri, në robëri do të bjerë; kush vret me shpatë, duhet edhe ai të vritet me shpatë. Këtu është qëndrueshmëria dhe besimi i shenjtorëve.

  22. Zbulesa 13:11rreth 96 e.s.

    Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua.

  23. Zbulesa 13:12rreth 96 e.s.

    Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.

  24. Zbulesa 13:13rreth 96 e.s.

    Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve,

  25. Zbulesa 13:14rreth 96 e.s.

    dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t'i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.