Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 20:3rreth 33 e.s.

    Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri.

  2. Gjoni 20:4rreth 33 e.s.

    Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.

  3. Gjoni 20:5rreth 33 e.s.

    Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty.

  4. Gjoni 20:6rreth 33 e.s.

    Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë,

  5. Gjoni 20:7rreth 33 e.s.

    dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç.

  6. Gjoni 20:8rreth 33 e.s.

    Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.

  7. Gjoni 20:9rreth 33 e.s.

    Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.

  8. Gjoni 20:10rreth 33 e.s.

    Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi.

  9. Gjoni 20:11rreth 33 e.s.

    Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit,

  10. Gjoni 20:12rreth 33 e.s.

    dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit.

  11. Gjoni 20:13rreth 33 e.s.

    Ata i thanë: ''O grua, pse po qan?''. Ajo u përgjigj atyre: ''Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë''.

  12. Gjoni 20:14rreth 33 e.s.

    Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.

  13. Gjoni 20:15rreth 33 e.s.

    Jezusi i tha: ''O grua, pse po qan? Kë kërkon?''. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ''Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr''.

  14. Gjoni 20:16rreth 33 e.s.

    Jezusi i tha: ''Mari!''. Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: ''Rabboni!'', që do të thotë: Mësues.

  15. Gjoni 20:17rreth 33 e.s.

    Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.

  16. Gjoni 20:18rreth 33 e.s.

    Atëherë Maria Magdalena shkoi t'jua njoftojë dishepujve se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë këto gjëra.

  17. Gjoni 20:19rreth 33 e.s.

    Pastaj në mbrëmje të po asaj dite, dita e parë e javës, ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt ishin të mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre dhe u tha atyre: ''Paqja me ju!''.

  18. Gjoni 20:20rreth 33 e.s.

    Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan.

  19. Gjoni 20:21rreth 33 e.s.

    Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: ''Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju''.

  20. Gjoni 20:22rreth 33 e.s.

    Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: ''Merrni Frymën e Shenjtë!

  21. Gjoni 20:23rreth 33 e.s.

    Kujt do t'ia falni mëkatet, do t'i jenë falur, kujt do t'ia mbani, do t'i jenë mbajtur''.

  22. Gjoni 20:24rreth 33 e.s.

    Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.

  23. Gjoni 20:25rreth 33 e.s.

    Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: ''Kemi parë Zotin''. Por ai u tha atyre: ''Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj''.

  24. Gjoni 20:26rreth 33 e.s.

    Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ''Paqja me ju!''.

  25. Gjoni 20:27rreth 33 e.s.

    Pastaj i tha Thomait: ''Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!''.