Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 20:28rreth 33 e.s.

    Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: ''Zoti im dhe Perëndia im!''.

  2. Gjoni 20:29rreth 33 e.s.

    Jezusi i tha: ''Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!''.

  3. Gjoni 20:30rreth 33 e.s.

    Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.

  4. Gjoni 20:31rreth 33 e.s.

    Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.

  5. Gjoni 21:1rreth 33 e.s.

    Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:

  6. Gjoni 21:2rreth 33 e.s.

    Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.

  7. Gjoni 21:3rreth 33 e.s.

    Simon Pjetri u tha atyre: ''Po shkoj të peshkoj''. Ata i thanë: ''Po vijmë edhe ne me ty''. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.

  8. Gjoni 21:4rreth 33 e.s.

    Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.

  9. Gjoni 21:5rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi u tha atyre: ''O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?''. Ata iu përgjigjën: ''Jo!''.

  10. Gjoni 21:6rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni''. E hodhën, pra, dhe s'mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.

  11. Gjoni 21:7rreth 33 e.s.

    Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: ''Éshtë Zoti''. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.

  12. Gjoni 21:8rreth 33 e.s.

    Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.

  13. Gjoni 21:9rreth 33 e.s.

    Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.

  14. Gjoni 21:10rreth 33 e.s.

    Jezusi u tha atyre: ''Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!''.

  15. Gjoni 21:11rreth 33 e.s.

    Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.

  16. Gjoni 21:12rreth 33 e.s.

    Jezusi u tha atyre: ''Ejani të hani mëngjes''. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: ''Kush je?'', duke ditur se ishte Zoti.

  17. Gjoni 21:13rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.

  18. Gjoni 21:14rreth 33 e.s.

    Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.

  19. Gjoni 21:15rreth 33 e.s.

    Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ''Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti qengjat e mi!''.

  20. Gjoni 21:16rreth 33 e.s.

    Përsëri e pyeti për të dytën herë: ''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Ki kujdes për delet e mia''.

  21. Gjoni 21:17rreth 33 e.s.

    E pyeti për të tretën herë: ''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: ''A më do ti mua?'', dhe iu përgjigj: ''Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti delet e mia.

  22. Gjoni 21:18rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t'i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje''.

  23. Gjoni 21:19rreth 33 e.s.

    I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç'vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: ''Ndiqmë''.

  24. Gjoni 21:20rreth 33 e.s.

    Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ''Zot, kush është ai që po të tradhton?''.

  25. Gjoni 21:21rreth 33 e.s.

    Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ''Zot, dhe me të ç'do të bëhet?''.