Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 23:3rreth 715 p.e.s.

    Nëpërmjet ujërave të mëdha gruri i Shihorit, prodhimi i lumit, ishte e ardhura e tij; dhe ai ishte tregu i kombeve.

  2. Isaia 23:4rreth 715 p.e.s.

    Ki turp, o Sidon, sepse ka folur deti, kalaja e detit, duke thënë: "Unë nuk kam pasur dhembje, as kam lindur fëmijë; nuk kam ushqyer të rinj as kam rritur virgjëresha".

  3. Isaia 23:5rreth 715 p.e.s.

    Kur lajmi do të arrijë në Egjipt, do të hidhërohen për lajmin e Tiros.

  4. Isaia 23:6rreth 715 p.e.s.

    Kaloni në Tarshish, vajtoni o banorë të bregut të detit!

  5. Isaia 23:7rreth 715 p.e.s.

    Ky qënka qyteti juaj i qejfeve, prejardhja e të cilit është e lashtë? Këmbët e tij e çonin të banonte në toka të largëta.

  6. Isaia 23:8rreth 715 p.e.s.

    Kush, pra, e ka vendosur këtë kundër Tiros, dhurues kurorash, tregëtarët e të cilit ishin princa dhe dyqanxhinjtë e të cilit ishin njerëzit e nderuar të dheut?

  7. Isaia 23:9rreth 715 p.e.s.

    E ka vendosur Zoti i ushtrive, për të errur krenarinë nga çfarëdo shkëlqimi, për të ulur gjithë njerëzit e nderuar të dheut.

  8. Isaia 23:10rreth 715 p.e.s.

    Kalo nëpër vendin tënd si Nili, o bijë e Tarshishit, nuk ka më forcë.

  9. Isaia 23:11rreth 715 p.e.s.

    Zoti ka shtrirë dorën e tij mbi detin, i ka bërë mbretëritë të dridhen, për Kanaanin ka urdhëruar t'i shkatërrohen kalatë e tij.

  10. Isaia 23:12rreth 715 p.e.s.

    Ai ka thënë: "Ti nuk do të vazhdosh të gëzohesh, o bijë e Sidonit, virgjëreshë që ke humbur nderin". Çohu, kalo në vendin e Kitimit; as aty nuk do të gjesh prehje.

  11. Isaia 23:13rreth 715 p.e.s.

    Ja vendi i Kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi për kafshët e shkretëtirës. Ata kanë ngritur kalatë e tyre, kanë rrënuar pallatet e Tiros dhe e kanë katandisur në një grumbull gërmadhash.

  12. Isaia 23:14rreth 715 p.e.s.

    Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.

  13. Isaia 23:15rreth 715 p.e.s.

    Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:

  14. Isaia 23:16rreth 715 p.e.s.

    "Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë".

  15. Isaia 23:17rreth 715 p.e.s.

    Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë që Zoti do të vizitojë Tiron, që do të kthehet në pagën e vet dhe do të kurvërohet me të gjitha mbretëritë e botës mbi faqen e dheut.

  16. Isaia 23:18rreth 715 p.e.s.

    Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t'i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t'u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen në mënyrë të shkëlqyeshme.

  17. Isaia 24:1rreth 712 p.e.s.

    Ja, Zoti zbras tokën dhe e bën të shkretë, prish faqen e saj dhe shpërndan banorët e saj.

  18. Isaia 24:2rreth 712 p.e.s.

    Do t'i ndodhë e njëjta gjë popullit ashtu si priftit, shërbëtorit ashtu si padronit të tij, shërbëtores ashtu si padrones së saj, blerësit ashtu si shitësit, ai që jep borxh ashtu si ai që merr borxh, huadhënësit ashtu si huamarrësit.

  19. Isaia 24:3rreth 712 p.e.s.

    Toka do të zbrazet plotësisht dhe do të plaçkitet plotësisht, sepse Zoti ka thënë këtë fjalë.

  20. Isaia 24:4rreth 712 p.e.s.

    Toka është në zi dhe vuan, bota po ligështohet dhe po meket, njerëzit me poste nga populli i dheut ligështohen.

  21. Isaia 24:5rreth 712 p.e.s.

    Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.

  22. Isaia 24:6rreth 712 p.e.s.

    Prandaj një mallkim e ka përpirë tokën dhe banorët e saj janë të dëshpëruar; prandaj banorët e tokës po digjen dhe të pakët janë burrat që kanë mbetur.

  23. Isaia 24:7rreth 712 p.e.s.

    Mushti është në zi, vreshti po prishet dhe gjithë zemërgëzuarit psherëtijnë.

  24. Isaia 24:8rreth 712 p.e.s.

    Gëzimi i dajreve ka marrë fund, zhurma e dëfrimtarëve ka mbaruar, gëzimi i harpës pushoi.

  25. Isaia 24:9rreth 712 p.e.s.

    Nuk pihet më verë me këngë, pija dehëse është e hidhur për ata që e pijnë.