Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 25:12rreth 712 p.e.s.

    Fortesën e mureve të tua të larta, ai do ta shkatërrojë, do ta shembë, do ta hedhë për tokë deri poshtë në pluhur.

  2. Isaia 26:1rreth 712 p.e.s.

    Atë ditë do të këndohet kjo këngë në vendin e Judës: "Ne kemi një qytet të fortë; Perëndia ka vënë shpëtimin për mure dhe për bastione.

  3. Isaia 26:2rreth 712 p.e.s.

    Hapni portat dhe le të hyjë kombi i drejtë, që ruan besnikërinë".

  4. Isaia 26:3rreth 712 p.e.s.

    Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.

  5. Isaia 26:4rreth 712 p.e.s.

    Kini besim te Zoti përjetë, sepse Zoti, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm.

  6. Isaia 26:5rreth 712 p.e.s.

    Ai ka përulur ata që rrinin lart, ka ulur qytetin e lartë, e ka ulur deri në tokë, e ka hedhur në pluhur;

  7. Isaia 26:6rreth 712 p.e.s.

    këmbët e shkelin, pikërisht këmbët e të varfërit dhe hapat e mjeranëve.

  8. Isaia 26:7rreth 712 p.e.s.

    Rruga e të drejtit është e drejtë; o Perëndi i drejtë, ti sheshon shtegun e të drejtit.

  9. Isaia 26:8rreth 712 p.e.s.

    Po, në rrugën e gjykimeve të tua, o Zot, ne të kemi pritur. Dëshira e shpirtit tonë i drejtohet emrit tënd dhe kujtimit tënd.

  10. Isaia 26:9rreth 712 p.e.s.

    Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët; sepse kur shfaqen gjykimet e tua mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë.

  11. Isaia 26:10rreth 712 p.e.s.

    Në rast se falet i pabesi, ai nuk do ta mësojë drejtësinë; ai do të veprojë në mënyrë të çoroditur në vendin e ndershmërisë dhe nuk do të mund të shikojë madhështinë e Zotit.

  12. Isaia 26:11rreth 712 p.e.s.

    O Zot, dora jote është ngritur, por ata nuk e shohin. Por ata do ta shohin zellin tënd për popullin tënd dhe do të mbeten të hutuar; po, zjarri i armiqve të tu do t'i përpijë.

  13. Isaia 26:12rreth 712 p.e.s.

    O Zot, ti do të vendosësh paqen për ne, sepse ti kryen për ne çdo vepër tonën.

  14. Isaia 26:13rreth 712 p.e.s.

    O Zot, Perëndia ynë, zotër të tjerë, veç teje, na kanë sunduar; por vetëm për ty të mbajmë mend emrin.

  15. Isaia 26:14rreth 712 p.e.s.

    Të vdekurit nuk do të rijetojnë më, ata që shkuan nuk do të vijnë më; prandaj ti i ke ndëshkuar, ke shkatërruar dhe ke zhdukur çdo kujtim të tyre.

  16. Isaia 26:15rreth 712 p.e.s.

    Ti e ke rritur kombin, o Zot, e ke rritur kombin, je përlëvduar; i ke zgjeruar tërë kufijtë e vendit.

  17. Isaia 26:16rreth 712 p.e.s.

    O Zot, në çastet e fatkeqësisë të kanë kujtuar, kanë bërë një lutje kur ndëshkimi yt po i godiste.

  18. Isaia 26:17rreth 712 p.e.s.

    Ashtu si një grua me barrë që është gati për të lindur dhe përpëlitet dhe ulërin nga të prerat që ka, kështu kemi qenë ne para teje, o Zot.

  19. Isaia 26:18rreth 712 p.e.s.

    Jemi ngjizur, kemi ndjerë dhembjet, ashtu sikur të kishim për të lindur, por ishte vetëm erë; nuk i kemi dhënë asnjë shpëtim vendit dhe banorët e botës nuk kanë rënë.

  20. Isaia 26:19rreth 712 p.e.s.

    Të vdekurit e tu do të rijetojnë, bashkë me kufomën time, do të ringjallen. Zgjohuni dhe gëzohuni, o ju që banoni në pluhur! Sepse vesa jote është si vesa e një drite që shkëlqen dhe toka do të nxjerrë në dritë të vdekurit.

  21. Isaia 26:20rreth 712 p.e.s.

    Shko, o populli im, hyr në dhomat e tua, mbylli portat e tua prapa teje; fshihu për një çast, deri sa të kalojë zemërimi.

  22. Isaia 26:21rreth 712 p.e.s.

    Sepse ja, Zoti del nga banesa e tij për të ndëshkuar paudhësinë e banorëve të tokës; toka do të nxjerrë në shesh gjakun e derdhur dhe nuk do të t'i fshehë më të vrarët e saj.

  23. Isaia 27:1rreth 712 p.e.s.

    Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij të ashpër, të madhe dhe të fortë Leviathanin, gjarpërin e shkathët, gjarpërin Leviathani dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin që është në det.

  24. Isaia 27:2rreth 712 p.e.s.

    Atë ditë do të thuhet: "Vreshti që jep verë të kuqërremtë, këndoni për të.

  25. Isaia 27:3rreth 712 p.e.s.

    Unë, Zoti, e ruaj, e vadis çdo çast, e ruaj natën e ditën me qëllim që askush të mos e dëmtojë.