circa 800–400 BC
The Hebrew Prophets
God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.
Vargje nga kjo periudhë
- Jeremia 49:28rreth 583 p.e.s.
Kundër Kedarit dhe mbretërive të Hatsorit, që Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, ka mundur. Kështu thotë Zoti: "Çohuni, dilni kundër Kedarit dhe shkatërroni bijtë e lindjes.
- Jeremia 49:29rreth 583 p.e.s.
Çadrat e tyre dhe kopetë e tyre do të merren; shatorret e tyre, tërë veglat e tyre dhe devetë e tyre do të çohen tutje; do t'u bërtasin atyre: "Tmerr nga të gjitha anët".
- Jeremia 49:30rreth 583 p.e.s.
Ikni, shkoni larg të banoni në thellësitë e tokës, o banorë të Hatsorit", thotë Zoti, "sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, ka hartuar një projekt kundër jush, ka menduar një plan kundër jush.
- Jeremia 49:31rreth 583 p.e.s.
Çohuni, dilni kundër një kombi të qetë që banon në siguri", thotë Zoti, "që nuk ka as dyer as shula dhe banon i vetmuar.
- Jeremia 49:32rreth 583 p.e.s.
Devetë e tyre do t'i çojnë tutje si plaçkë lufte dhe shumica e bagëtisë së tyre si pre. Unë do t'i shpërndaj në të gjitha drejtimet ata që presin cepat e mjekrës dhe do të bëj që t'u vijë fatkeqësia nga të gjitha anët", thotë Zoti.
- Jeremia 49:33rreth 583 p.e.s.
"Hatsori do të bëhet një vend ku do të banojnë çakejtë, një shkreti për gjithmonë; askush nuk do të banojë më aty dhe asnjë bir njeriu nuk do të qëndrojë aty".
- Jeremia 49:34rreth 583 p.e.s.
Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër Elamit, në fillim të mbretërimit të Sedekias, mbret i Judës, duke thënë:
- Jeremia 49:35rreth 583 p.e.s.
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ja, unë do të copëtoj harkun e Elamit, bazën e forcës së tij.
- Jeremia 49:36rreth 583 p.e.s.
Unë do të sjell kundër Elamit katër erërat nga katër skajet e qiellit; do ta shpërndaj në drejtim të të gjitha erërave dhe nuk do të ketë komb ku të mos arrijnë ikanakët e Elamit.
- Jeremia 49:37rreth 583 p.e.s.
Do t'i bëj Elamitët të tremben përpara armiqve të tyre dhe para atyre që kërkojnë jetën e tyre; do të sjell mbi ta gjëmën, zemërimin tim të zjarrtë", thotë Zoti. "Do t'u dërgoj pas shpatën deri sa t'i kem konsumuar.
- Jeremia 49:38rreth 583 p.e.s.
Do ta vendos pastaj fronin tim në Elam dhe do të bëj që të zhduken mbretërit dhe princat", thotë Zoti.
- Jeremia 49:39rreth 583 p.e.s.
"Por ditët e fundit do të ndodhë që unë do ta kthej Elamin nga robëria", thotë Zoti.
- Jeremia 50:1rreth 595 p.e.s.
Fjala që Zoti shqiptoi kundër Babilonisë dhe kundër vendit të Kaldeasve me anë të profetit Jeremia:
- Jeremia 50:2rreth 595 p.e.s.
"Shpalleni midis kombeve, shpalleni dhe ngrini një flamur; shpalleni dhe mos e fshihni. Thoni: "Babilonia, u pushtua, Beli është mbuluar me turp, Meradoku është thyer, shëmbëlltyrat e tij janë mbuluar me turp, idhujt e tij janë copëtuar".
- Jeremia 50:3rreth 595 p.e.s.
Sepse nga veriu kundër tij po ngrihet një komb që do ta katandisë vendin në një shkretëtirë dhe askush nuk do të banojë në të; njerëzit dhe kafshët do t'ia mbathin, do të ikin.
- Jeremia 50:4rreth 595 p.e.s.
Në ato ditë dhe në atë kohë", thotë Zoti, "bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës do të vijnë bashkë; do të ecin duke qarë dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre.
- Jeremia 50:5rreth 595 p.e.s.
Do të pyesin për rrugën e Sionit, drejt të cilit do të kthejnë fytyrat e tyre, duke thënë: "Ejani, të bashkohemi me Zotin, me një besëlidhje të përjetshme, që të mos harrohet më".
- Jeremia 50:6rreth 595 p.e.s.
Populli im ka qënë një kope dhensh të humbura; barinjtë e tyre i kishin bërë të marrin kot, të humbin nëpër male. Kanë shkuar nga mali në kodër dhe kanë harruar vendin ku ata pushojnë.
- Jeremia 50:7rreth 595 p.e.s.
Të gjithë ata që i gjenin, i hanin, dhe armiqtë e tyre thonin: "Nuk jemi fajtorë, sepse kanë mëkatuar kundër Zotit, seli e drejtësisë, Zoti, shpresa e etërve të tyre".
- Jeremia 50:8rreth 595 p.e.s.
Ikni nga mesi i Babilonisë, dilni nga vendi i Kaldeasve dhe bëhuni si cjeptë në ballë të kopesë.
- Jeremia 50:9rreth 595 p.e.s.
Sepse ja, unë i nxit dhe bëj që të dalin kundër Babilonisë një shumicë e madhe kombesh nga vendet e veriut, dhe do të radhiten kundër saj; kështu ajo do të pushtohet. Shigjetat e tyre janë si ato
- Jeremia 50:10rreth 595 p.e.s.
Kaldea do t'i lihet plaçkitjes; tërë plaçkitësit e saj do të ngopen", thotë Zoti.
- Jeremia 50:11rreth 595 p.e.s.
"Gëzohuni dhe kënaquni, o plaçkitës të trashëgimisë sime, sepse jeni majmur si një mëshqerrë që shin grurin dhe hingëlloni si kuajt e fuqishëm të luftës.
- Jeremia 50:12rreth 595 p.e.s.
Nëna juaj do të turpërohet me të madhe, ajo që ju ka lindur do të skuqet. Ja, ajo do të jetë kombi i fundit, një shkreti, një tokë shterpë, një vetmi.
- Jeremia 50:13rreth 595 p.e.s.
Për shkak të zemërimit të Zotit nuk do të banohet më aty, do të jetë një shkreti e plotë; kushdo që do të kalojë pranë Babilonisë do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.