circa 800–400 BC
The Hebrew Prophets
God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.
Vargje nga kjo periudhë
- Jeremia 50:39rreth 595 p.e.s.
Prandaj do të banojnë aty kafshët e shkretëtirës me çakejtë dhe do të vendosen aty strucat. Nuk do të banohet kurrë më, as do të popullohet brez pas brezi.
- Jeremia 50:40rreth 595 p.e.s.
Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën dhe qytetet afër tyre", thotë Zoti, "kështu nuk do të banojë më aty askush dhe nuk do të qëndrojë më aty asnjë bir njeriu.
- Jeremia 50:41rreth 595 p.e.s.
Ja, një popull vjen nga veriu; një komb i madh dhe shumë mbretër kanë dalë nga skajet e tokës.
- Jeremia 50:42rreth 595 p.e.s.
Ata mbajnë në dorë harkun dhe shtizën; janë të egër dhe nuk kanë fare mëshirë; zëri i tyre do të gjëmojë si deti. U hipin kuajve, janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Babilonisë.
- Jeremia 50:43rreth 595 p.e.s.
Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar të flitet për ta dhe duart e tij dobësohen; e ka zënë ankthi, dhembjet si një grua që po lind.
- Jeremia 50:44rreth 595 p.e.s.
Ja, po del si një luan nga vërshimi i Jordanit kundër banesës së fortë. Por unë do të bëj që të ikin befas prej saj dhe do të vendos mbi të atë që kam zgjedhur. Kush është, pra, si unë dhe kush mund të më paditë në gjyq? Kush është, pra, ai bari që mund të më bëjë ballë?
- Jeremia 50:45rreth 595 p.e.s.
Prandaj dëgjoni planin që Zoti ka menduar kundër Babilonisë dhe vendimet që ka marrë kundër vendit të Kaldeasve. Me siguri do të tërhiqen edhe më të vegjlit e kopesë, me siguri banesa e tyre do të shkatërrohet.
- Jeremia 50:46rreth 595 p.e.s.
Në zhurmën e pushtimit të Babilonisë toka do të dridhet dhe ulërima e tyre do të dëgjohet midis kombeve".
- Jeremia 51:1rreth 595 p.e.s.
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të ngre një erë shkatërruese kundër Babilonisë dhe kundër banorëve të Leb Kamait.
- Jeremia 51:2rreth 595 p.e.s.
Do të dërgoj kundër Babilonisë disa të huaj që do ta kontrollojnë dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse në ditën e fatkeqësisë do të sulen mbi të nga të gjitha anët.
- Jeremia 51:3rreth 595 p.e.s.
Mos lini që ai, i cili nder harkun ta shtrijë atë apo të ngrihet në parzmoren e tij. Mos kurseni të rinjtë e saj, vendosni shfarosjen e tërë ushtrisë së saj.
- Jeremia 51:4rreth 595 p.e.s.
Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.
- Jeremia 51:5rreth 595 p.e.s.
Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit".
- Jeremia 51:6rreth 595 p.e.s.
Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.
- Jeremia 51:7rreth 595 p.e.s.
Babilonia ishte në duart e Zotit një kupë ari që dehte tërë tokën; kombet kanë pirë nga vera e saj, prandaj kombet kanë rënë në kllapi.
- Jeremia 51:8rreth 595 p.e.s.
Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.
- Jeremia 51:9rreth 595 p.e.s.
Ne dëshironim ta shëronim Babiloninë, por ajo nuk është shëruar. Braktiseni dhe të shkojmë secili në vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri në qiell dhe ngrihet deri te retë.
- Jeremia 51:10rreth 595 p.e.s.
Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.
- Jeremia 51:11rreth 595 p.e.s.
Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymën e mbretërve të Medasve, sepse qëllimi i tij kundër Babilonisë është shkatërrimi i saj, sepse kjo është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit të tij.
- Jeremia 51:12rreth 595 p.e.s.
Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.
- Jeremia 51:13rreth 595 p.e.s.
O ti që banon pranë ujërave të mëdha, të pasura në thesarë, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve të tua të padrejta.
- Jeremia 51:14rreth 595 p.e.s.
Zoti i ushtrive i është betuar në veten e tij: "Unë do të të mbush me njerëz si miza që do të ngrenë kundër teje britma lufte".
- Jeremia 51:15rreth 595 p.e.s.
Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.
- Jeremia 51:16rreth 595 p.e.s.
Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.
- Jeremia 51:17rreth 595 p.e.s.
Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.