circa 800–400 BC
The Hebrew Prophets
God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.
Vargje nga kjo periudhë
- Jeremia 51:18rreth 595 p.e.s.
Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.
- Jeremia 51:19rreth 595 p.e.s.
Trashëgimia e Jakobit nuk është si ata, sepse ai ka sajuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zoti i ushtrive.
- Jeremia 51:20rreth 595 p.e.s.
"Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;
- Jeremia 51:21rreth 595 p.e.s.
me ty do të copëtoj kalë dhe kalorës, me ty do të copëtoj qerre dhe karrocier;
- Jeremia 51:22rreth 595 p.e.s.
me ty do të copëtoj burrë dhe grua, me ty do të copëtoj plak dhe fëmijë, me ty do të copëtoj të riun dhe virgjëreshën;
- Jeremia 51:23rreth 595 p.e.s.
me ty do të copëtoj bariun dhe kopenë e tij, me ty do të copëtoj katundarin dhe pendën e tij të qeve, me ty do të copëtoj qeveritarët dhe gjykatësit.
- Jeremia 51:24rreth 595 p.e.s.
Por unë do t'i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj", thotë Zoti.
- Jeremia 51:25rreth 595 p.e.s.
"Ja ku jam kundër teje, o mal i shkatërrimit", thotë Zoti, "ti që shkatërron tërë tokën. Unë do të shtrij dorën time kundër teje, do të të rrokullis poshtë nga shkëmbinjtë dhe do të të bëj një mal të djegur.
- Jeremia 51:26rreth 595 p.e.s.
Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.
- Jeremia 51:27rreth 595 p.e.s.
Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.
- Jeremia 51:28rreth 595 p.e.s.
Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.
- Jeremia 51:29rreth 595 p.e.s.
Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.
- Jeremia 51:30rreth 595 p.e.s.
Trimat e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta; kanë mbetur në fortesat e tyre; forca e tyre është ligështuar, janë bërë si gra. U kanë vënë zjarrin banesave të saj, shulet e portave të tyre janë thyer.
- Jeremia 51:31rreth 595 p.e.s.
Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t'i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;
- Jeremia 51:32rreth 595 p.e.s.
vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.
- Jeremia 51:33rreth 595 p.e.s.
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes".
- Jeremia 51:34rreth 595 p.e.s.
"Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.
- Jeremia 51:35rreth 595 p.e.s.
Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë", do të thotë banori i Sionit. "Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë", do të thotë Jeruzalemi.
- Jeremia 51:36rreth 595 p.e.s.
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.
- Jeremia 51:37rreth 595 p.e.s.
Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.
- Jeremia 51:38rreth 595 p.e.s.
Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.
- Jeremia 51:39rreth 595 p.e.s.
Kur të kenë vapë, do t'u jap të pijnë, do t'i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më", thotë Zoti.
- Jeremia 51:40rreth 595 p.e.s.
Unë do t'i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.
- Jeremia 51:41rreth 595 p.e.s.
Vallë si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tërë dheut? Vallë si u bë Babilonia një shkreti midis kombeve?
- Jeremia 51:42rreth 595 p.e.s.
Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.