Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 14:37rreth 1490 p.e.s.

    Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,

  2. Levitiku 14:38rreth 1490 p.e.s.

    prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.

  3. Levitiku 14:39rreth 1490 p.e.s.

    Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,

  4. Levitiku 14:40rreth 1490 p.e.s.

    prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t'i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.

  5. Levitiku 14:41rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.

  6. Levitiku 14:42rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t'i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.

  7. Levitiku 14:43rreth 1490 p.e.s.

    Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,

  8. Levitiku 14:44rreth 1490 p.e.s.

    prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.

  9. Levitiku 14:45rreth 1490 p.e.s.

    Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t'i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.

  10. Levitiku 14:46rreth 1490 p.e.s.

    Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  11. Levitiku 14:47rreth 1490 p.e.s.

    Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.

  12. Levitiku 14:48rreth 1490 p.e.s.

    Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.

  13. Levitiku 14:49rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;

  14. Levitiku 14:50rreth 1490 p.e.s.

    do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;

  15. Levitiku 14:51rreth 1490 p.e.s.

    dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t'i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.

  16. Levitiku 14:52rreth 1490 p.e.s.

    Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;

  17. Levitiku 14:53rreth 1490 p.e.s.

    por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.

  18. Levitiku 14:54rreth 1490 p.e.s.

    Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,

  19. Levitiku 14:55rreth 1490 p.e.s.

    për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,

  20. Levitiku 14:56rreth 1490 p.e.s.

    për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,

  21. Levitiku 14:57rreth 1490 p.e.s.

    për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".

  22. Levitiku 15:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  23. Levitiku 15:2rreth 1490 p.e.s.

    "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni atyre: Kushdo që ka një fluks nga trupi i tij, ky fluks është i papastër.

  24. Levitiku 15:3rreth 1490 p.e.s.

    Papastërtia e tij është prodhuar nga fluksi: ai është i papastër për sa kohë fluksi i trupit të tij është ende në veprim, ashtu edhe kur fluksi në trupin e tij është ndaluar.

  25. Levitiku 15:4rreth 1490 p.e.s.

    Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet ai që ka fluksin do të jetë i papastër; po ashtu do të jetë e papastër çdo gjë mbi të cilën ai ulët.