Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 15:5rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që prek shtratin e tij do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe ka për të qënë i papastër deri në mbrëmje.

  2. Levitiku 15:6rreth 1490 p.e.s.

    Kush ulet mbi çfarëdo gjëje mbi të cilën është ulur ai që ka fluksin, do të lajë rrobat e tij dhe veten me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  3. Levitiku 15:7rreth 1490 p.e.s.

    Kush prek trupin e atij që ka fluksin, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  4. Levitiku 15:8rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se ai që ka fluksin pështyn mbi dikë që është i pastër, ky do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  5. Levitiku 15:9rreth 1490 p.e.s.

    Çdo shalë mbi të cilën hipën ai që ka fluksin do të jetë e papastër.

  6. Levitiku 15:10rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që prek çfarëdo gjëje që ka qenë nën të, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kushdo që trasporton këto sende do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  7. Levitiku 15:11rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që prek atë që ka fluksin, pa i larë duart, duhet të lajë rrobat e tij dhe të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  8. Levitiku 15:12rreth 1490 p.e.s.

    Ena prej balte, e prekur nga ai që ka fluksin, do të thyhet; dhe çdo enë prej druri do të lahet në ujë.

  9. Levitiku 15:13rreth 1490 p.e.s.

    Kur ai që ka fluksin është pastruar nga fluksi i tij, do të numërojë shtatë ditë për pastrimin e tij; pastaj do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë të rrjedhshëm, dhe do të jetë i pastër.

  10. Levitiku 15:14rreth 1490 p.e.s.

    Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do të vijë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ia japë priftit.

  11. Levitiku 15:15rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do t'i ofrojë: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, për shkak të fluksit të tij.

  12. Levitiku 15:16rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se një njeri ka një lëshim fare, ai do të lajë tërë trupin e tij në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  13. Levitiku 15:17rreth 1490 p.e.s.

    Çdo rrobë dhe çdo lëkurë mbi të cilat ka farë do të lahet me ujë, dhe do të jetë e papastër deri në mbrëmje.

  14. Levitiku 15:18rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se një burrë bie në shtrat me një grua dhe ka një lëshim fare, do të lahen që të dy me ujë dhe do të jenë të papastër deri në mbrëmje.

  15. Levitiku 15:19rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se një grua ka një fluks në trupin e saj, dhe ky është një fluks gjaku, papastërtia e saj do të zgjasë shtatë ditë; kushdo që e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  16. Levitiku 15:20rreth 1490 p.e.s.

    Çfarëdo gjë mbi të cilën ajo shtrihet gjatë papastërtisë së saj, do të jetë e papastër; çfarëdo gjë mbi të cilën ulet, do të jetë e papastër.

  17. Levitiku 15:21rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që prek shtratin e saj do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  18. Levitiku 15:22rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që prek çfarëdo gjë mbi të cilën ajo është ulur, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  19. Levitiku 15:23rreth 1490 p.e.s.

    Kur ajo është ulur mbi shtrat ose mbi çfarëdo gjë tjetër, kur dikush e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  20. Levitiku 15:24rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se një burrë bie në shtrat me të, papastërtia e saj kalon mbi të dhe ai do të jetë i papastër për shtatë ditë; dhe çdo shtrat mbi të cilin ai shtrihet, do të jetë i papastër.

  21. Levitiku 15:25rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se një grua ka një fluks gjaku prej disa ditësh jashtë kohës së papastërtisë së zakoneve, ose fluksi vazhdon tej kohës së duhur, ajo do të jetë e papastër për gjithë ditët e fluksit të papastër, ashtu si është në ditët e papastërtisë së saj të zakoneve.

  22. Levitiku 15:26rreth 1490 p.e.s.

    Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet gjatë ditëve të fluksit të saj, do të jetë për të si shtrati i zakoneve të saj; dhe çdo gjë mbi të cilën ajo ulet do të ketë po atë papastërti të zakoneve të saj.

  23. Levitiku 15:27rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që prek këto gjëra do të jetë i papastër; do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

  24. Levitiku 15:28rreth 1490 p.e.s.

    Por pas pastrimit të saj nga fluksi, do të numërojë shtatë ditë, dhe pastaj do të jetë e pastër.

  25. Levitiku 15:29rreth 1490 p.e.s.

    Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do t'ia çojë priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes.