Kalo te përmbajtja

circa 1050–1010 BC

Samuel & King Saul

Israel demands a king; Samuel anoints Saul, whose disobedience leads to his rejection as God chooses a man after his own heart.

810 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. 1 Samuelit 16:18rreth 1063 p.e.s.

    Atëherë një nga shërbëtorët filloi të thotë: Ja, unë pashë një nga bijtë e Isait, Betlemitit, që i bie mirë dhe që është një njeri i fortë dhe trim, i shkathët në luftim, gojëtar i hijshëm; dhe Zoti është me të".

  2. 1 Samuelit 16:19rreth 1063 p.e.s.

    Sauli, pra, i dërgoi lajmëtarë Isait për t'i thënë: "Më dërgo birin tënd Davidin, që është me kopenë".

  3. 1 Samuelit 16:20rreth 1063 p.e.s.

    Atëherë Isai mori një gomar të ngarkuar me bukë, një calik me verë, një kec dhe ia dërgoi Saulit me anë të Davidit, birit të tij.

  4. 1 Samuelit 16:21rreth 1063 p.e.s.

    Davidi arriti te Sauli dhe hyri në shërbim të tij; Saulit i hyri në zemër dhe e bëri shqyrtar të tij.

  5. 1 Samuelit 16:22rreth 1063 p.e.s.

    Sauli dërgoi pastaj t'i thonë Isait: "Të lutem, lëre Davidin në shërbimin tim, sepse ai gëzon hirin tim".

  6. 1 Samuelit 16:23rreth 1063 p.e.s.

    Kur fryma e keq nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndjente veten të qetësuar dhe më mirë dhe fryma e keqe largohej prej tij.

  7. 1 Samuelit 17:1rreth 1063 p.e.s.

    Filistejtë i mblodhën trupat e tyre për luftë; u mblodhën në Sokoh, që është pronë e Judës, dhe e ngritën kampin e tyre në Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.

  8. 1 Samuelit 17:2rreth 1063 p.e.s.

    Edhe Sauli dhe njerëzit e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin e tyre në luginën e Terebintos, dhe u rreshtuan për betejë kundër Filistejve.

  9. 1 Samuelit 17:3rreth 1063 p.e.s.

    Filistejtë ndodheshin në mal nga një anë dhe Izraeli ishte në mal nga ana tjetër, dhe midis tyre ndodhej lugina.

  10. 1 Samuelit 17:4rreth 1063 p.e.s.

    Nga kampi i Filistejve doli një kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartë gjashtë kubitë dhe një pëllëmbë.

  11. 1 Samuelit 17:5rreth 1063 p.e.s.

    Kishte në kokë një helmetë prej bronzi, ishte veshur me një parzmore, pesha e të cilit ishte pesë mijë sikla bronzi;

  12. 1 Samuelit 17:6rreth 1063 p.e.s.

    në këmbë kishte këmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante një ushtë prej hekuri.

  13. 1 Samuelit 17:7rreth 1063 p.e.s.

    Maja e ushtës së tij ishte si shuli i një endësi dhe peshonte gjashtë qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.

  14. 1 Samuelit 17:8rreth 1063 p.e.s.

    Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t'u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një Filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje.

  15. 1 Samuelit 17:9rreth 1063 p.e.s.

    Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni".

  16. 1 Samuelit 17:10rreth 1063 p.e.s.

    Pastaj Filisteu shtoi: "Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!".

  17. 1 Samuelit 17:11rreth 1063 p.e.s.

    Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të Filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.

  18. 1 Samuelit 17:12rreth 1063 p.e.s.

    Davidi ishte biri i atij Efrateut të Betlemit të Judës, që mbante emrin Isai dhe kishte tetë bij. Në kohën e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrë në moshë.

  19. 1 Samuelit 17:13rreth 1063 p.e.s.

    Tre bijtë më të mëdhenj të Isait kishin shkuar në luftë me Saulin: emrat e tre bijve të tij që kishin shkuar në luftë ishin: Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.

  20. 1 Samuelit 17:14rreth 1063 p.e.s.

    Davidi ishte më i riu dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.

  21. 1 Samuelit 17:15rreth 1063 p.e.s.

    Davidi përkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli për të kullotur kopenë e atit të tij në Betlem.

  22. 1 Samuelit 17:16rreth 1063 p.e.s.

    Filisteu u dilte përpara në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe vazhdoi të dalë dyzet ditë me radhë.

  23. 1 Samuelit 17:17rreth 1063 p.e.s.

    Isai i tha Davidit, birit të tij: "Merr për vëllezërit e tu një efë nga ky grurë i pjekur dhe dhjetë bukë dhe çoji shpejt vëllezërve të tu në kamp.

  24. 1 Samuelit 17:18rreth 1063 p.e.s.

    Dërgo edhe këto dhjetë forma djathi komandantit të mijëshes së tyre; shiko si janë vëllezërit e tu dhe më sill një peng nga ana e tyre.

  25. 1 Samuelit 17:19rreth 1063 p.e.s.

    Sauli me gjithë vëllezërit e tu dhe gjithë burrat e Izraelit janë në luginën e Terebintit për të luftuar Filistejtë".