Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Moses & The Exodus

God raises up Moses to confront Pharaoh; the ten plagues culminate in Israel's dramatic deliverance from four centuries of bondage.

415 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Eksodi 2:4rreth 1571 p.e.s.

    Motra e fëmijës rrinte në një farë largësie për të mësuar se çfarë do t'i ndodhte.

  2. Eksodi 2:5rreth 1571 p.e.s.

    Por vajza e Faraonit zbriti për t'u larë në lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën në kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.

  3. Eksodi 2:6rreth 1571 p.e.s.

    E hapi dhe pa fëmijën; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: "Ky është një fëmijë hebre".

  4. Eksodi 2:7rreth 1571 p.e.s.

    Atëherë motra e fëmijës i tha bijës së Faraonit: "A duhet të shkoj të thërras një tajë nga gratë hebre që ta mëndë këtë fëmijë për ty?".

  5. Eksodi 2:8rreth 1571 p.e.s.

    E bija e Faraonit iu përgjegj: "Shko". Dhe vajza shkoi të thërrasë nënën e fëmijës.

  6. Eksodi 2:9rreth 1571 p.e.s.

    Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do të të jap pagën tënde". Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.

  7. Eksodi 2:10rreth 1571 p.e.s.

    Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës së Faraonit; ai u bë bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: "Sepse unë e nxora nga uji".

  8. Eksodi 2:11rreth 1531 p.e.s.

    Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi që ai doli për të gjetur vëllezërit e tij dhe vuri re se bënin punë të rënda; dhe pa një Egjiptas që po rrihte një burrë hebre, një nga vëllezërit e tij.

  9. Eksodi 2:12rreth 1531 p.e.s.

    Dhe vështroi andej e këtej dhe, duke parë se nuk kishte njeri, e vrau Egjiptasin dhe e fshehu pastaj nën rërë.

  10. Eksodi 2:13rreth 1531 p.e.s.

    Ditën e nesërme doli dhe pa dy burra hebrenj që po grindeshin; ai i tha atij që kishte faj: "Pse e rreh shokun tënd?".

  11. Eksodi 2:14rreth 1531 p.e.s.

    Por ai iu përgjigj: "Kush të ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? Mos do të më vrasësh siç vrave Egjiptasin?". Atëherë Moisiu u tremb, dhe tha: "Me siguri kjo gjë dihet nga të gjithë".

  12. Eksodi 2:15rreth 1531 p.e.s.

    Kur Faraoni dëgjoi të flitej për ngjarjen, kërkoi të vrasë Moisiun; por Moisiu iku nga prania e Faraonit dhe u vendos në vendin e Madianit; dhe u ul afër një pusi.

  13. Eksodi 2:16rreth 1531 p.e.s.

    Por prifti i Madianit kishte shtatë bija; dhe ato erdhën për të mbushur ujë dhe për të mbushur koritat për t'i dhënë të pijë kopesë së atit të tyre.

  14. Eksodi 2:17rreth 1531 p.e.s.

    Por erdhën disa barinj dhe i përzunë. Atëherë Moisiu u ngrit dhe u erdhi në ndihmë, duke i dhënë të pijë kopesë së tyre.

  15. Eksodi 2:18rreth 1531 p.e.s.

    Kur shkuan te Reueli, ati i tyre, ai u tha: "Vallë si u kthyet kaq shpejt sot?".

  16. Eksodi 2:19rreth 1531 p.e.s.

    Ato u përgjigjën: "Një Egjiptas na liroi nga duart e barinjve; përveç kësaj mbushi ujë për ne dhe i dha të pijë kopesë".

  17. Eksodi 2:20rreth 1531 p.e.s.

    Atëherë ai u tha bijave të tij: "Po ai ku është? Pse e latë këtë njeri? Thirreni, të vijë të hajë".

  18. Eksodi 2:21rreth 1531 p.e.s.

    Dhe Moisiu pranoi të banojë tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut për grua bijën e tij, Seforën.

  19. Eksodi 2:22rreth 1531 p.e.s.

    Pastaj ajo lindi një bir që ai e quajti Gershom, sepse tha: "Unë jam mik në dhe të huaj".

  20. Eksodi 2:23rreth 1500 p.e.s.

    Por ndodhi që, mbas një kohe të gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak të skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak të skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia.

  21. Eksodi 2:24rreth 1500 p.e.s.

    Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja që kishte përfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.

  22. Eksodi 2:25rreth 1500 p.e.s.

    Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta.

  23. Eksodi 3:1rreth 1491 p.e.s.

    Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.

  24. Eksodi 3:2rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishtjeje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej.

  25. Eksodi 3:3rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë Moisiu tha: "Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!".