Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 41:23rreth 1715 p.e.s.

    dhe ja shtatë kallinj të tjerë të fishkur, të hollë dhe të tharë nga era lindore, që mbinin pas të parëve.

  2. Zanafilla 41:24rreth 1715 p.e.s.

    Pastaj shtatë kallinjtë e hollë gëlltitën shtatë kallinjtë e bukur. Këtë gjë ua tregova magjistarëve, por asnjeri prej tyre nuk qe në gjëndje të më jepte një shpjegim".

  3. Zanafilla 41:25rreth 1715 p.e.s.

    Atëherë Jozefi i tha Faraonit: "Éndërrat e Faraonit janë një ëndërr e njëjtë. Perëndia i tregoi Faraonit atë që po gatitet të bëjë.

  4. Zanafilla 41:26rreth 1715 p.e.s.

    Shtatë lopët e bukura janë shtatë vite dhe shtatë kallinjtë e bukur janë shtatë vite; është e njëjta ëndërr.

  5. Zanafilla 41:27rreth 1715 p.e.s.

    Edhe shtatë lopët e dobëta dhe të shëmtuara, që ngjiteshin pas atyre, janë shtatë vite; edhe shtatë kallinjtë bosh dhe të tharë nga era lindore janë shtatë vite zije buke.

  6. Zanafilla 41:28rreth 1715 p.e.s.

    Këto janë ato që i thanë Faraonit: Perëndia i tregoi Faraonit atë që po përgatitet të bëjë.

  7. Zanafilla 41:29rreth 1715 p.e.s.

    Ja, po vijnë shtatë vite bollëku të madh në tërë vendin e Egjiptit;

  8. Zanafilla 41:30rreth 1715 p.e.s.

    por pas këtyre do të vinë shtatë vite zije buke dhe gjithë ai bollëk do të harrohet në vendin e Egjiptit; dhe zija do të ligështojë vendin.

  9. Zanafilla 41:31rreth 1715 p.e.s.

    Dhe në vend nuk do ta kujtojnë më bollëkun e mëparshëm për shkak të zisë së bukës që do të vijë, sepse kjo do të jetë shumë e rëndë.

  10. Zanafilla 41:32rreth 1715 p.e.s.

    Fakti që kjo ëndërr i është shfaqur Faraonit dy herë do të thotë që këtë vendim e ka marrë Perëndia, dhe Perëndia do të bëjë që të ndodhë shpejt.

  11. Zanafilla 41:33rreth 1715 p.e.s.

    Prandaj Faraoni të kërkojë një njeri të zgjuar dhe të urtë dhe ta caktojë në krye të Egjiptit.

  12. Zanafilla 41:34rreth 1715 p.e.s.

    Faraoni duhet të veprojë kështu: të emërojë në vend mbikqyrës për të mbledhur një të pestën e prodhimeve të vendit të Egjiptit, gjatë shtatë viteve të bollëkut.

  13. Zanafilla 41:35rreth 1715 p.e.s.

    Ata të grumbullojnë të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vinë dhe të grumbullojnë grurin nën autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnë për furnizimin e qyteteve.

  14. Zanafilla 41:36rreth 1715 p.e.s.

    Këto ushqime do të jenë një rezervë për vendin në parashikim të shtatë viteve të zisë së bukës që do të bjerë në vendin e Egjiptit; kështu vendi nuk do të humbasë nga zija".

  15. Zanafilla 41:37rreth 1715 p.e.s.

    Kjo gjë i pëlqeu Faraonit dhe gjithë nëpunësve të tij.

  16. Zanafilla 41:38rreth 1715 p.e.s.

    Dhe Faraoni u tha nëpunësve të tij: "A mund të gjejmë një njeri si ky, tek i cili të gjendet Fryma e Perëndisë?".

  17. Zanafilla 41:39rreth 1715 p.e.s.

    Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Me qënë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti.

  18. Zanafilla 41:40rreth 1715 p.e.s.

    Ti do të jesh mbi shtëpinë time dhe i tërë populli im do t'u bindet urdhërave të tua; vetëm për fronin unë do të jem më i madh se ti".

  19. Zanafilla 41:41rreth 1715 p.e.s.

    Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unë të emëroj mbi gjithë shtetin e Egjiptit".

  20. Zanafilla 41:42rreth 1715 p.e.s.

    Pastaj Faraoni hoqi unazën nga dora e vet dhe ia vuri në dorë Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari në qafë një gjerdan të artë.

  21. Zanafilla 41:43rreth 1715 p.e.s.

    E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: "Në gjunjë!". Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit.

  22. Zanafilla 41:44rreth 1715 p.e.s.

    Veç kësaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unë, por pa ty asnjeri nuk ka për të ngritur dorën ose këmbën në tërë shtetin e Egjiptit".

  23. Zanafilla 41:45rreth 1715 p.e.s.

    Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha për grua Asenathin, të bijën e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis për të vizituar shtetin e Egjiptit.

  24. Zanafilla 41:46rreth 1715 p.e.s.

    Tani Jozefi ishte tridhjetë vjeç kur u paraqit para Faraonit, mbretit të Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanë Egjiptit.

  25. Zanafilla 41:47rreth 1715 p.e.s.

    Gjatë shtatë viteve të bollëkut, toka prodhoi shumë;