Kalo te përmbajtja

Manasseh

109 vargje · 6 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Manasses

Vargje që përmendin Manasseh

Filtro sipas librit
  1. prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;

  2. Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,

  3. u martuan në familjet e bijve të Manasit, birit të Jozefit, dhe trashëgimia e tyre mbeti në fisin e familjes së tyre.

  4. dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.

  5. Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).

  6. pushtuam vendin e tyre dhe ia dhamë në trashëgimi Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

  7. Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".

  8. tërë Naftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,

  9. Jozueu u foli gjithashtu Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit, duke u thënë:

  10. Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit kaluan të armatosur në krye të bijve të Izraelit, ashtu siç u kishte thënë Moisiu.

  11. Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

  12. Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit".

  13. Moisiu i kishte dhënë gjithashtu gjysmës së fisit të Manasit, bijve të Manasit, pjesën e tyre, simbas familjeve të tyre.

  14. Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan, kaluan në dorë të bijve të Makirit, birit të Manasit, simbas familjeve të tyre.

  15. sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; Levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin.

  16. Kështu bijtë e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patën secili trashëgiminë e vet.

  17. bashkë me qytetet e rezervuara për bijtë e Efraimit në mes të trashëgimisë së bijve të Manasit, të gjitha qytetet bashkë me fshatrat e tyre.

  18. Kjo qe pjesa që i ra me short fisit të Manasit, sepse ai ishte i parëlinduri i Jozefit, Maikirit, të parëlindurit të Manasit dhe atë i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luftëtar.

  19. Ju dha me short gjithashtu një pjesë bijve të tjerë të Manasit, simbas familjeve të tyre: bijve të Abiezerit, bijve të Helekut, bijve të Asrielit, bijve të Heferit, bijve të Shemidit. Këta ishin fëmijët meshkuj të Manasit, birit të Jozefit, simbas familjeve të tyre.

  20. Tselofehadi, bir i Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, nuk pati djem, por vetëm vajza, të cilat quheshin Mahlah, Noah, Higlah, Milkah dhe Tirtsah.

  21. Kështu i ranë dhjetë pjesë Manasit, përveç vendit të Galaadit dhe të Bashanit që ndodheshin matanë Jordanit;

  22. në fakt bijat e Manasit morën një trashëgimi në mes të bijve të tij, dhe vendi i Galaadit iu caktua bijve të tjerë të Manasit.

  23. Kufiri i Manasit shtrihej nga Asheri në Mikmethsah, që ndodheshin përballë Sikemit, pastaj kthente nga e djathta në drejtim të banorëve të En-Tapuahut.

  24. Vendi i Tapuahut i përkiste Manasit; por Tapuahu në kufi të Manasit ishte pronë e bijve të Efraimit.

  25. Pastaj kufiri zbriste në përruan Kanah, në jug të përroit; këto qytete që ishin pronë e Efraimit ngriheshin në mes të qyteteve të Manasit; por kufiri i Manasit ndodhej në krahun verior të përroit dhe mbaronte në det.