Kalo te përmbajtja

Esau

159 vargje · 11 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Edom

Vargje që përmendin Esau

Filtro sipas librit
  1. Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.

  2. Gjatë ditëve të mbretërimit të tij, Edomi ngriti krye kundër pushtetit të Judës dhe zgjodhi edhe një mbret.

  3. Kështu Edomi ka qenë i panënshtruar ndaj pushtetit të Judës deri më ditën e sotme. Në atë kohë edhe Libnahu ngriti krye.

  4. Ai vrau dhjetë mijë Idumej në luginën e Kripës; dhe me luftë pushtoi Selën dhe i vuri emrin Joktheel, që ka mbetur deri më sot.

  5. Ti ke mundur Edomin dhe zemra jote të ka bërë krenar. Lavdërou megjithatë, por rri në shtëpinë tënde. Pse dëshiron një fatkeqësi, duke marrë më qafë veten dhe Judën bashkë me ty?".

  6. Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.

  7. Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.

  8. Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.

  9. Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,

  10. shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.

  11. Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu si kishte bërë me argjendin dhe me arin që u kishte marrë tërë kombeve, domethënë Edomitëve, Moabitëve, Amonitëve, Filistejve dhe Amalekitëve.

  12. Vendosi garnizone edhe në Idumea dhe tërë Edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që shkonte.

  13. Atëherë mbreti Salomon shkoi në Etsion-Geber dhe në Elath mbi bregun e detit, në vendin e Edomit.

  14. Por Amatsiahu nuk e dëgjoi; kjo gjë vinte në të vërtetë nga Perëndia, me qëllim që të jepeshin në dorën e armikut, sepse kishin kërkuar perënditë e Edomit.

  15. O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.

  16. Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".

  17. Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?

  18. Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,

  19. Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".

  20. Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?

  21. Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".

  22. Ata do t'u sulen me turr Filistejve nga pas, në drejtim të perëndimit, bashkë do të plaçkitin bijtë e lindjes; do të vënë dorën e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtë e Amonit do të jenë nënshtetas të tyre.

  23. Kush është ai që vjen nga Edomi, nga Botsrahu, me rrobat e ngjyrosura me bojë të kuqe flakë? Ky, i veshur shkëlqyeshëm, që ecën në madhështinë e forcës së tij? "Jam unë që flas me drejtësi dhe jam i fuqishëm për të shpëtuar".

  24. Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, Moabin dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës dhe banojnë në shkretëtirë; sepse tërë kombet janë të parrethprerë dhe tërë shtëpia e Izraelit është me zemër të parrethprerë".

  25. Edomi, Moabi dhe bijtë e Amonit;