Kalo te përmbajtja

Esau

159 vargje · 11 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Edom

Vargje që përmendin Esau

Filtro sipas librit
  1. Shtëpia e Jakobit do të jetë një zjarr, shtëpia e Jozefit një flakë, por shtëpia e Esaut do të jetë si kallamishte: ata do ta djegin dhe do ta gllabërojnë, dhe shtëpisë së Esaut nuk do t'i mbetet asnjë trashëgimtar", sepse ka folur Zoti.

  2. Ata të Negevit do të zotërojnë malin e Esaut dhe fushën e vendit të Filistejve; do të zotërojnë edhe fushat e Efraimit dhe fushat e Samarisë dhe Beniamini do të zotërojë Galaadin.

  3. Atëherë disa çlirimtarë do të ngjiten në malin e Sionit për të gjykuar malin e Esaut, dhe mbretëria do të jetë e Zotit.

  4. "Unë ju kam dashur", thotë Zoti. Por ju thoni: "Si na ke dashur?". "Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?", thotë Zoti. "Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin

  5. dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer në shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve të shkretëtirës.

  6. Edhe sikur Edomi të thotë: "Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara"", kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.

  7. siç është shkruar: ''E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun''.

  8. Me anë të besimit Jozefi, duke vdekur, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe dha porosi për eshtrat e tij.

  9. Sepse ju nuk iu afruat malit që mund të kapet me dorë dhe që digjet me zjarr, as errësirës, as territ, as stuhisë,