Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Providence of God

163 vargje · 41 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

  2. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

  3. Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.

  4. I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.

  5. Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.

  6. Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.

  7. Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

  8. Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.

  9. Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t'i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.

  10. Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)

  11. Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.

  12. Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.

  13. Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.

  14. Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.

  15. Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

  16. Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

  17. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

  18. Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

  19. Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.

  20. Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.

  21. Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.

  22. Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.

  23. Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.

  24. Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.

  25. Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.