Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms

896 vargje · 16 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

  2. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

  3. Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

  4. Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

  5. Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

  6. Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

  7. Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.

  8. Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.

  9. Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.

  10. Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.

  11. Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.

  12. Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.

  13. Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.

  14. Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura

  15. për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.

  16. I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".

  17. Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.

  18. Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.

  19. Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.

  20. Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.

  21. I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.

  22. Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.

  23. Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.

  24. Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.

  25. Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.