Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms

896 vargje · 16 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.

  2. Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.

  3. Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.

  4. Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.

  5. Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.

  6. Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.

  7. Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.

  8. Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim.

  9. Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë.

  10. Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)

  11. me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

  12. Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.

  13. Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

  14. Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

  15. Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.

  16. Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

  17. O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.

  18. U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.

  19. Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".

  20. U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".

  21. Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.

  22. Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.

  23. Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.

  24. Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)

  25. U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!