Skip to content

Vargje biblike për Protection

128 vargje · 57 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.

  2. Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,

  3. "Të dua, o Zot, forca ime.

  4. Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.

  5. Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

  6. Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.

  7. Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.

  8. Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.

  9. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.

  10. Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

  11. Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

  12. Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.

  13. Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.

  14. Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

  15. Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.

  16. Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.

  17. Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.

  18. Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.

  19. Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.

  20. Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

  21. Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

  22. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

  23. as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

  24. Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

  25. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.