Skip to content

Vargje biblike për Murmuring

170 vargje · 31 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t'ju shkatërronte.

  2. Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.

  3. Davidi u trishtua shumë sepse Zoti kishte hapur një të çarë në popull, duke goditur Uzahun. Kështu ai vend u quajt Perets-Uzah edhe sot e kësaj dite.

  4. Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".

  5. Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.

  6. Kështu Jobi mori fjalën dhe tha:

  7. "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!".

  8. Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!

  9. E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!

  10. Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve!

  11. Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.

  12. E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.

  13. U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,

  14. sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi.

  15. Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

  16. Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?

  17. Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,

  18. bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,

  19. ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre.

  20. Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën?

  21. Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit.

  22. Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit.

  23. Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij.

  24. Pse t'i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim,

  25. të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;