Skip to content

Vargje biblike për Murmuring: Job

26 vargje · 31 aspekte

Vargje për Job

  1. Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.

  2. Kështu Jobi mori fjalën dhe tha:

  3. "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!".

  4. Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!

  5. E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!

  6. Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve!

  7. Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.

  8. E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.

  9. U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,

  10. sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi.

  11. Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

  12. Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?

  13. Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,

  14. bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,

  15. ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre.

  16. Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën?

  17. Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit.

  18. Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit.

  19. Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij.

  20. Pse t'i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim,

  21. të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;

  22. gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin?

  23. Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?

  24. Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji.

  25. Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.