Skip to content

Vargje biblike për Judgment

146 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,

  2. dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.

  3. Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!''.

  4. Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t'i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët;

  5. dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh''.

  6. Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;

  7. dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.

  8. Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".

  9. ''Atëherë mbretëria e qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.

  10. Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.

  11. Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;

  12. kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.

  13. Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.

  14. Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

  15. Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.

  16. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".

  17. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

  18. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

  19. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

  20. Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

  21. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.

  22. ''Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.

  23. Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.

  24. Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.

  25. Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi edhe dy të tjerë.