Vargje biblike për Holy Land: Divided by lot
Vargje për Divided by lot
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
"Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.
Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.
Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;
Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;
Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;
prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;
prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;
prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;
prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;
prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;
prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;
dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".
Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.
Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit".
Rubenitët dhe Gaditët, bashkë me gjysmën e fisit tjetër, kanë marrë trashëgiminë e tyre, që Moisiu u dha atyre matanë Jordanit, në lindje, ashtu siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtor i Zotit;
nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;
tërë qytetet e Sihonit, mbretit të Amorejve, që mbretëronte në Heshbon, deri në kufirin e bijve të Amonit;
Galaadin, territorin e Geshuritëve dhe të Maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;
tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar.
Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë Geshuritët dhe Maakathitët; kjo është arësyeja pse Geshuritët dhe Maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.
Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.