Skip to content

Vargje biblike për Holy Land

108 vargje · 37 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Jakobi i urdhëroi duke thënë: "Unë jam duke u ribashkuar me popullin tim; më varrosni pranë etërve të mi në shpellën që ndodhet në arën e Efron Hiteut,

  2. në shpellën që është në fushën e Makpelahut përballë Mamres, në vendin e Kanaanit, atë që Abrahami bleu në arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.

  3. Atje u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varrosën Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty unë varrosa Lean.

  4. "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap, toka do të respektojë një të shtunë pushimi për Zotin.

  5. Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh arën tënde, gjashtë vjet me radhë do të krasitësh vreshtin tënd dhe do të mbledhësh prodhimet;

  6. por viti i shtatë do të jetë një e shtunë pushimi për tokën, një e shtunë për nder të Zotit; nuk do të mbjellësh as arën tënde, as do të krasitësh vreshtin tënd.

  7. Nuk do të korrësh atë që rritet vetvetiu në prodhimin tënd dhe nuk do të vjelësh rrushin e vreshtit të pakrasitur; do të jetë një vit pushimi për tokën.

  8. Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  9. "Dërgo njerëz të kqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre".

  10. Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.

  11. Këta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, për fisin e Rubenit;

  12. Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;

  13. Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;

  14. Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;

  15. Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;

  16. Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;

  17. Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;

  18. Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;

  19. Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;

  20. Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;

  21. Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;

  22. Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.

  23. Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.

  24. Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,

  25. për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;