- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Ligji i Përtërirë 5:2rreth 1451 p.e.s.
Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.
- Ligji i Përtërirë 5:3rreth 1451 p.e.s.
Zoti e lidhi këtë besëlidhje jo me etërit tanë, por me ne që jemi këtu të gjithë të gjallë.
- Ligji i Përtërirë 5:4rreth 1451 p.e.s.
Zoti ju foli në sy në mal, nga mesi i zjarrit.
- Ligji i Përtërirë 5:5rreth 1451 p.e.s.
Unë ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush për t'ju referuar fjalën e tij, sepse ju patët frikë nga zjarri dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:
- Ligji i Përtërirë 5:6rreth 1451 p.e.s.
"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të ka nxjerrë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
- Ligji i Përtërirë 5:7rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.
- Ligji i Përtërirë 5:8rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të bësh asnjë skulpturë apo shëmbëlltyrë të gjërave që janë atje lart në qiell, këtu poshtë në tokë apo në ujërat poshtë tokës.
- Ligji i Përtërirë 5:9rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t'u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
- Ligji i Përtërirë 5:10rreth 1451 p.e.s.
por tregohem i dashur ndaj mijëra njerëzish që më duan dhe respektojnë urdhërimet e mia.
- Ligji i Përtërirë 5:11rreth 1451 p.e.s.
Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk ka për ta lënë të padënuar atë që përdor emrin e tij kot.
- Ligji i Përtërirë 5:12rreth 1451 p.e.s.
Respekto ditën e shtunë për të shenjtëruar, ashtu siç të ka porositur Zoti, Perëndia yt.
- Ligji i Përtërirë 5:13rreth 1451 p.e.s.
Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënde,
- Ligji i Përtërirë 5:14rreth 1451 p.e.s.
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau, as gomari, asnjë nga kafshët e tua, dhe të huajt që ndodhen brenda portave të shtëpisë sate, me qëllim që shërbëtori dhe shërbëtorja jote të çlodhen si ti.
- Ligji i Përtërirë 5:15rreth 1451 p.e.s.
Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese; prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shtunë.
- Ligji i Përtërirë 5:16rreth 1451 p.e.s.
Do të nderosh atin dhe nënën tënde ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, që të jetosh gjatë dhe të gëzosh begatinë në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
- Ligji i Përtërirë 5:17rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të vrasësh.
- Ligji i Përtërirë 5:18rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
- Ligji i Përtërirë 5:19rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të vjedhësh.
- Ligji i Përtërirë 5:20rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
- Ligji i Përtërirë 5:21rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd, as arën, as shërbëtorin, as shërbëtoren, as kaun, as gomarin dhe asnjë send që janë pronë e tij".
- Ligji i Përtërirë 5:22rreth 1451 p.e.s.
Këto fjalë tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj, nga mesi i zjarrit, të resë dhe të errësirës së dendur, me zë të fortë; dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri dhe mi dha mua.
- Ligji i Përtërirë 5:23rreth 1451 p.e.s.
Kur ju dëgjuat zërin në mes të errësirës, ndërsa mali ishte tërë flakë, ju m'u afruat, gjithë prijësit e fiseve dhe pleqtë tuaj,
- Ligji i Përtërirë 5:24rreth 1451 p.e.s.
dhe thatë: "Ja, Zoti, Perëndia ynë, na tregoi lavdinë dhe madhërinë e tij, dhe ne dëgjuam zërin e tij nga mesi i zjarrit; sot kemi parë që Perëndia mund të flasë me njeriun dhe ky të mbetet i gjallë.
- Ligji i Përtërirë 5:25rreth 1451 p.e.s.
Po pse duhet të vdesim? Ky zjarr i madh në të vërtetë do të na gllabërojë; në rast se vazhdojmë të dëgjojmë akoma zërin e Zotit, të Perëndisë tonë, ne kemi për të vdekur.
- Ligji i Përtërirë 5:26rreth 1451 p.e.s.
Sepse, midis gjithë njerëzve, kush është ai që, si ne, ka dëgjuar zërin e Perëndisë të gjallë të flasë në mes të zjarrit dhe ka mbetur i gjallë?