Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ligji i Përtërirë 5:27rreth 1451 p.e.s.

    Afrohu ti dhe dëgjo të gjitha ato që Zoti, Perëndia ynë, do të të thotë, dhe ne do ta dëgjojmë dhe do të bëjmë ato që kërkon ai".

  2. Ligji i Përtërirë 5:28rreth 1451 p.e.s.

    Zoti dëgjoi tingullin e fjalëve tuaja ndërsa më flisnit; kështu Zoti më tha: "Unë dëgjova tingullin e fjalëve që ky popull të drejtoi; çdo gjë që ata thanë është mirë.

  3. Ligji i Përtërirë 5:29rreth 1451 p.e.s.

    Ah, sikur të kishin gjithnjë një zemër të tillë, të më kishin frikë dhe të respektonin tërë urdhërimet e mia, që të rronin gjithnjë në begati ata dhe bijtë e tyre!

  4. Ligji i Përtërirë 5:30rreth 1451 p.e.s.

    Shko dhe u thuaj: Kthehuni në çadrat tuaja.

  5. Ligji i Përtërirë 5:31rreth 1451 p.e.s.

    Por ti qëndro këtu me mua dhe unë do të të tregoj tërë urdhërimet, tërë statutet dhe dekretet që do t'u mësosh atyre, me qëllim që t'i zbatojnë në vendin që unë po u jap si trashëgimi".

  6. Ligji i Përtërirë 5:32rreth 1451 p.e.s.

    Kini pra kujdes të bëni atë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar; mos u shmangni as djathtas, as majtas;

  7. Ligji i Përtërirë 5:33rreth 1451 p.e.s.

    ecni të tërë në rrugën që Zoti, Perëndia juaj, ju ka caktuar, që të jetoni, të keni mbarësi dhe të zgjatni ditët tuaja në vendin që do të pushtoni".

  8. Ligji i Përtërirë 6:1rreth 1451 p.e.s.

    Ky është urdhërimi, statutet dhe dekretet që Zoti, Perëndia juaj, ka urdhëruar t'ju mësojë, për t'i zbatuar në vendin në të cilin po hyni për ta marrë në zotërim;

  9. Ligji i Përtërirë 6:2rreth 1451 p.e.s.

    me qëllim që ti të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të respektosh gjatë gjithë ditëve të jetës sate, ti, yt bir dhe djali i birit tënd, të tëra statutet dhe të gjitha urdhërimet e tij që unë po të jap, dhe me qëllim që ditët e jetës sate të zgjaten.

  10. Ligji i Përtërirë 6:3rreth 1451 p.e.s.

    Dëgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t'i zbatosh në praktikë, me qëllim që të njohësh begatinë dhe të shumëzohesh me të madhe në vendin ku rrjedh qumësht dhe mjalt, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.

  11. Ligji i Përtërirë 6:4rreth 1451 p.e.s.

    Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.

  12. Ligji i Përtërirë 6:5rreth 1451 p.e.s.

    Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.

  13. Ligji i Përtërirë 6:6rreth 1451 p.e.s.

    Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde;

  14. Ligji i Përtërirë 6:7rreth 1451 p.e.s.

    do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.

  15. Ligji i Përtërirë 6:8rreth 1451 p.e.s.

    Do t'i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve,

  16. Ligji i Përtërirë 6:9rreth 1451 p.e.s.

    dhe do t'i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua.

  17. Ligji i Përtërirë 6:10rreth 1451 p.e.s.

    Kur pastaj Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin për të cilin iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të të japë qytete të mëdha dhe të bukura që ti nuk i ke ndërtuar,

  18. Ligji i Përtërirë 6:11rreth 1451 p.e.s.

    dhe shtëpi plot me të mira që ti nuk i ke mbushur, puse të çelur që ti nuk i ke gërmuar, vreshta dhe ullishte që ti nuk i ke mbjellë; kur të kesh ngrënë dhe të jesh ngopur,

  19. Ligji i Përtërirë 6:12rreth 1451 p.e.s.

    ki kujdes të mos harrosh Zotin që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

  20. Ligji i Përtërirë 6:13rreth 1451 p.e.s.

    Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t'i shërbesh dhe do të betohesh për emrin e tij.

  21. Ligji i Përtërirë 6:14rreth 1451 p.e.s.

    Nuk do të shkoni pas perëndive të tjera midis perëndive të popujve që ju rrethojnë,

  22. Ligji i Përtërirë 6:15rreth 1451 p.e.s.

    (sepse Zoti, Perëndia yt, që ndodhet në mes teje, është një Perëndi ziliqar); përndryshe zemërimi i Zotit, Perëndisë tënd, do të ndizej kundër teje dhe do të bënte që ti të zhdukesh nga faqja e dheut.

  23. Ligji i Përtërirë 6:16rreth 1451 p.e.s.

    Nuk do të tundoni Zotin, ashtu si u përpoqët në Masa.

  24. Ligji i Përtërirë 6:17rreth 1451 p.e.s.

    Do të respektoni me kujdes urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, rregullat dhe statutet e tij që ai ju ka urdhëruar.

  25. Ligji i Përtërirë 6:18rreth 1451 p.e.s.

    Prandaj do të bësh atë që është e drejtë dhe e mirë në sytë e Zotit, që ti të përparosh dhe të hysh e të pushtosh vendin e mirë që Zoti iu betua t'u japë etërve të tu,