Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 11:40rreth 33 e.s.

    Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?

  2. Luka 11:41rreth 33 e.s.

    Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.

  3. Luka 11:42rreth 33 e.s.

    Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t'i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.

  4. Luka 11:43rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.

  5. Luka 11:44rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur''.

  6. Luka 11:45rreth 33 e.s.

    Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: ''Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne''.

  7. Luka 11:46rreth 33 e.s.

    Dhe ai thoshte: ''Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrë as edhe me një gisht.

  8. Luka 11:47rreth 33 e.s.

    Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.

  9. Luka 11:48rreth 33 e.s.

    Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.

  10. Luka 11:49rreth 33 e.s.

    Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t'u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t'i përndjekin",

  11. Luka 11:50rreth 33 e.s.

    me qëllim që këtij brezi t'i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:

  12. Luka 11:51rreth 33 e.s.

    nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t'i kërkohet llogari.

  13. Luka 11:52rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, o mësues të ligjit! Sepse ju e morët çelësin e dijes; ju vetë nuk hytë dhe penguat hyrjen e atyre që po hynin''.

  14. Luka 11:53rreth 33 e.s.

    Po ndërsa ai u fliste atyre këto gjëra, skribët dhe farisenjtë filluan të zemërohen shumë kundër tij dhe ta sulmojnë atë me shumë pyetje,

  15. Luka 11:54rreth 33 e.s.

    për t'i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.

  16. Luka 12:1rreth 33 e.s.

    Ndërkaq u mblodh një turmë me mijëra, saqë shkelnin njeri tjetrin. Jezusi filloi t'u thotë dishepujve të vet: ''Para së gjithash ruhuni nga majaja e farisenjve, që është hipokrizia.

  17. Luka 12:2rreth 33 e.s.

    Nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që nuk do të njihet.

  18. Luka 12:3rreth 33 e.s.

    Prandaj të gjitha ato që thatë në terr, do të dëgjohen në dritë; dhe ato që pëshpëritët në vesh ndër dhomat e brendshme, do të shpallen nga çatitë e shtëpive''.

  19. Luka 12:4rreth 33 e.s.

    Po ju them juve, o miq të mi, të mos keni frikë nga ata që vrasin trupin, por pas kësaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.

  20. Luka 12:5rreth 33 e.s.

    Unë do t'ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Gehena; po, po ju them, nga ai të keni frikë.

  21. Luka 12:6rreth 33 e.s.

    A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.

  22. Luka 12:7rreth 33 e.s.

    Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.

  23. Luka 12:8rreth 33 e.s.

    Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë.

  24. Luka 12:9rreth 33 e.s.

    Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.

  25. Luka 12:10rreth 33 e.s.

    Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë, nuk do të jetë i falur.