Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 11:15rreth 33 e.s.

    Por disa nga ata thanë: ''Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve''.

  2. Luka 11:16rreth 33 e.s.

    Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.

  3. Luka 11:17rreth 33 e.s.

    Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ''Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.

  4. Luka 11:18rreth 33 e.s.

    Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.

  5. Luka 11:19rreth 33 e.s.

    Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

  6. Luka 11:20rreth 33 e.s.

    Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.

  7. Luka 11:21rreth 33 e.s.

    Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.

  8. Luka 11:22rreth 33 e.s.

    Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.

  9. Luka 11:23rreth 33 e.s.

    Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.

  10. Luka 11:24rreth 33 e.s.

    Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".

  11. Luka 11:25rreth 33 e.s.

    Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,

  12. Luka 11:26rreth 33 e.s.

    atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para''.

  13. Luka 11:27rreth 33 e.s.

    Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: ''Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën''.

  14. Luka 11:28rreth 33 e.s.

    Por ai u tha: ''Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë''.

  15. Luka 11:29rreth 33 e.s.

    Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: ''Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t'i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.

  16. Luka 11:30rreth 33 e.s.

    Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.

  17. Luka 11:31rreth 33 e.s.

    Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t'i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.

  18. Luka 11:32rreth 33 e.s.

    Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona''.

  19. Luka 11:33rreth 33 e.s.

    Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.

  20. Luka 11:34rreth 33 e.s.

    Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.

  21. Luka 11:35rreth 33 e.s.

    Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.

  22. Luka 11:36rreth 33 e.s.

    Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj''.

  23. Luka 11:37rreth 33 e.s.

    Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.

  24. Luka 11:38rreth 33 e.s.

    Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.

  25. Luka 11:39rreth 33 e.s.

    Dhe Zoti i tha: ''Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.