Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 10:7rreth 32 e.s.

    Rrini, pra, në të njëjtën shtëpi, hani dhe pini atë që do t'ju japin, sepse punëtori meriton shpërblimin e vet. Mos kaloni nga një shtëpi në një tjetër.

  2. Luka 10:8rreth 32 e.s.

    Dhe në çdo qytet ku të hyni, nëse ju pranojnë, hani çfarë t'ju vënë përpara.

  3. Luka 10:9rreth 32 e.s.

    Dhe shëroni të sëmurit që do të jenë në të dhe u thoni atyre: "Mbretëria e Perëndisë ju është afruar".

  4. Luka 10:10rreth 32 e.s.

    Por në çdo qytet ku të hyni, nëse nuk ju pranojnë, dilni në rrugët e tij dhe thoni:

  5. Luka 10:11rreth 32 e.s.

    "Ne po shkundim kundër jush edhe pluhurin e qytetit tuaj që na u ngjit; veç ta dini se mbretëria e Perëndisë ju është afruar".

  6. Luka 10:12rreth 32 e.s.

    Unë ju them se atë ditë Sodoma do ta ketë më të lehtë sesa ai qytet.

  7. Luka 10:13rreth 32 e.s.

    Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse, po të ishin bërë në Tiro dhe në Sidon mrekullitë që u bënë te ju, ata prej kohësh do të kishin bërë pendesë duke u veshur me thasë dhe duke u ulur në hi.

  8. Luka 10:14rreth 32 e.s.

    Prandaj ditën e gjyqit Tiro dhe Sidoni do ta kenë më lehtë se ju.

  9. Luka 10:15rreth 32 e.s.

    Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell, do të poshtërohesh deri në ferr.

  10. Luka 10:16rreth 32 e.s.

    Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar''.

  11. Luka 10:17rreth 32 e.s.

    Dhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim dhe thanë: ''Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd''.

  12. Luka 10:18rreth 32 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe.

  13. Luka 10:19rreth 32 e.s.

    Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t'ju dëmtojë.

  14. Luka 10:20rreth 32 e.s.

    Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej''.

  15. Luka 10:21rreth 32 e.s.

    Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frym dhe tha: ''Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu.

  16. Luka 10:22rreth 32 e.s.

    Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t'ia zbulojë''.

  17. Luka 10:23rreth 32 e.s.

    Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas: ''Lum sytë që shohin ato që shihni ju,

  18. Luka 10:24rreth 32 e.s.

    sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni, por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan''.

  19. Luka 10:25rreth 32 e.s.

    Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: ''Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?''.

  20. Luka 10:26rreth 32 e.s.

    Dhe ai tha: ''Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?''.

  21. Luka 10:27rreth 32 e.s.

    Ai duke u përgjigjur tha: ''Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten''.

  22. Luka 10:28rreth 32 e.s.

    Jezusi i tha: ''U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh''.

  23. Luka 10:29rreth 32 e.s.

    Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: ''Po kush është i afërmi im?''.

  24. Luka 10:30rreth 32 e.s.

    Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.

  25. Luka 10:31rreth 32 e.s.

    Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.