circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 10:32rreth 32 e.s.
Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.
- Luka 10:33rreth 32 e.s.
Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.
- Luka 10:34rreth 32 e.s.
Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.
- Luka 10:35rreth 32 e.s.
Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç'të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".
- Luka 10:36rreth 32 e.s.
Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?''.
- Luka 10:37rreth 32 e.s.
Dhe ai tha: ''Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij''. Atëherë Jezusi i tha: ''Shko dhe bëj kështu edhe ti''.
- Luka 10:38rreth 32 e.s.
Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.
- Luka 10:39rreth 32 e.s.
Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.
- Luka 10:40rreth 32 e.s.
Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: ''Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë''.
- Luka 10:41rreth 32 e.s.
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;
- Luka 10:42rreth 32 e.s.
por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t'i hiqet''.
- Luka 11:1rreth 33 e.s.
Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ''Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet''.
- Luka 11:2rreth 33 e.s.
Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.
- Luka 11:3rreth 33 e.s.
Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.
- Luka 11:4rreth 33 e.s.
Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"''.
- Luka 11:5rreth 33 e.s.
Pastaj u tha atyre: ''A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: "Mik, më jep hua tri bukë,
- Luka 11:6rreth 33 e.s.
sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s'kam çfarë t'i vë përpara";
- Luka 11:7rreth 33 e.s.
dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t'i jap"?
- Luka 11:8rreth 33 e.s.
Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t'ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t'i japë të gjitha bukët që i nevojiten.
- Luka 11:9rreth 33 e.s.
Prandaj po ju them: Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju hapet.
- Luka 11:10rreth 33 e.s.
Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t'i hapet atij që troket.
- Luka 11:11rreth 33 e.s.
Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t'i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t'i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?
- Luka 11:12rreth 33 e.s.
Ose, po t'i kërkojë një vezë, i jep një akrep?
- Luka 11:13rreth 33 e.s.
Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t'u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë''.
- Luka 11:14rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.