Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 12:11rreth 33 e.s.

    Pastaj, kur do t'ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t'u mbrojtur, ose për çfarë do t'ju duhet të thoni,

  2. Luka 12:12rreth 33 e.s.

    sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t'ju mësojë se ç'duhet të thoni''.

  3. Luka 12:13rreth 33 e.s.

    Atëherë dikush nga turma i tha: ''Mësues, i thuaj vëllait tim ta ndajë me mua trashëgiminë''.

  4. Luka 12:14rreth 33 e.s.

    Por ai u përgjigj: ''O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?''.

  5. Luka 12:15rreth 33 e.s.

    Pastaj u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron''.

  6. Luka 12:16rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Tokat e një pasaniku dhanë të korra të bollshme;

  7. Luka 12:17rreth 33 e.s.

    dhe ai arsyetonte me vete duke thënë: "Ç'të bëj, sepse nuk kam vend ku t'i shtie të korrat e mia?".

  8. Luka 12:18rreth 33 e.s.

    Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t'i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,

  9. Luka 12:19rreth 33 e.s.

    dhe pastaj do t'i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".

  10. Luka 12:20rreth 33 e.s.

    Por Perëndia i tha: "O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?".

  11. Luka 12:21rreth 33 e.s.

    Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë''.

  12. Luka 12:22rreth 33 e.s.

    Pastaj u tha dishepujve të vet: ''Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.

  13. Luka 12:23rreth 33 e.s.

    Jeta vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja.

  14. Luka 12:24rreth 33 e.s.

    Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.

  15. Luka 12:25rreth 33 e.s.

    Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit?

  16. Luka 12:26rreth 33 e.s.

    Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat?

  17. Luka 12:27rreth 33 e.s.

    Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.

  18. Luka 12:28rreth 33 e.s.

    Atëherë, nëse Perëndia vesh në këtë mënyrë barin që sot është në fushë dhe nesër hidhet në furrë, aq më tepër do t' ju veshë, o njerëz besimpakë?

  19. Luka 12:29rreth 33 e.s.

    Përveç kësaj mos kërkoni çfarë do të hani ose do të pini, dhe mos jini në merak,

  20. Luka 12:30rreth 33 e.s.

    sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha këto, por Ati juaj e di që ju keni nevojë për to.

  21. Luka 12:31rreth 33 e.s.

    Kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t'ju jepen si shtesë.

  22. Luka 12:32rreth 33 e.s.

    Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t'ju japë mbretërinë.

  23. Luka 12:33rreth 33 e.s.

    Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.

  24. Luka 12:34rreth 33 e.s.

    Sepse atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj''.

  25. Luka 12:35rreth 33 e.s.

    Le të jenë ngjeshur ijët tuaja, dhe llambat ndezur.