Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 12:36rreth 33 e.s.

    Ngjajini atyre që presin zotërinë e tyre, kur kthehet nga dasma, për t'ia hapur derën sapo të vijë dhe të trokasë.

  2. Luka 12:37rreth 33 e.s.

    Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t'i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t'i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t'u shërbejë.

  3. Luka 12:38rreth 33 e.s.

    Dhe, në se do të vijë në të dytën a në të tretën rojë të natës dhe t'i gjejë kështu, lum ata shërbëtorë.

  4. Luka 12:39rreth 33 e.s.

    Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t'i shpërthenin shtëpinë.

  5. Luka 12:40rreth 33 e.s.

    Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni''.

  6. Luka 12:41rreth 33 e.s.

    Dhe Pjetri i tha: ''Zot, këtë shëmbëlltyrë po e thua vetëm për ne apo për të gjithë?''.

  7. Luka 12:42rreth 33 e.s.

    Dhe Zoti tha: ''Kush është, pra, ai administrues besnik dhe i mençur, që do ta verë zotëria përmbi shërbëtorët e vet për t'u dhënë atyre racionin e ushqimeve në kohën e duhur?

  8. Luka 12:43rreth 33 e.s.

    Lum ai shërbëtor të cilin zotëria e tij, kur kthehet, e gjen se vepron kështu.

  9. Luka 12:44rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë po ju them se ai do ta vërë mbi gjithë pasurinë e vet.

  10. Luka 12:45rreth 33 e.s.

    Por, nëse ai shërbëtor mendon në zemër të vet: "Zotëria im vonon të kthehet" dhe fillon t'i rrahë shërbëtorët dhe shërbëtoret, të hajë, të pijë dhe të dehet,

  11. Luka 12:46rreth 33 e.s.

    zotëria e atij shërbëtori do të vijë ditën kur nuk e pret, dhe në orën që ai nuk e di; do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i caktojë fatin me të pabesët.

  12. Luka 12:47rreth 33 e.s.

    Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.

  13. Luka 12:48rreth 33 e.s.

    Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t'i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t'i kërkohet më shumë''.

  14. Luka 12:49rreth 33 e.s.

    ''Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur.

  15. Luka 12:50rreth 33 e.s.

    Tani unë kam një pagëzim me të cilën duhet të pagëzohem dhe jam në ankth deri sa të kryhet.

  16. Luka 12:51rreth 33 e.s.

    A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por më shumë përçarjen;

  17. Luka 12:52rreth 33 e.s.

    sepse, tash e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve.

  18. Luka 12:53rreth 33 e.s.

    Babai do të ndahet kundër të birit, dhe i biri kundër babait; nëna kundër së bijës dhe e bija kundër nënës; vjehrra kundër nuses së saj dhe nusja kundër vjehrrës së vet''.

  19. Luka 12:54rreth 33 e.s.

    Atëherë ai u tha akoma turmave: ''Kur ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi menjëherë thoni: "Do të vijë shiu", dhe ashtu ndodh;

  20. Luka 12:55rreth 33 e.s.

    përkundrazi, kur fryn juga, ju thoni: "Do të bëjë vapë", dhe ashtu ndodh.

  21. Luka 12:56rreth 33 e.s.

    Hipokritë! Ju dini të dalloni dukurinë e qiellit dhe të tokës, por vallë si nuk dini ta dalloni këtë kohë?

  22. Luka 12:57rreth 33 e.s.

    Dhe përse nuk gjykoni nga vetë ju ç'është e drejtë?

  23. Luka 12:58rreth 33 e.s.

    Kur ti shkon bashkë me kundërshtarin tënd te gjykatësi, bëj ç'është e mundur gjatë rrugës që të merresh vesh me të, që ai mos të të nxjerrë përpara gjykatësit dhe gjykatësi të të dorëzojë te roja dhe roja të të futë në burg.

  24. Luka 12:59rreth 33 e.s.

    Unë po të them se ti nuk do të dalësh prej andej, derisa të mos kesh paguar deri në qindarkën e fundit''.

  25. Luka 13:1rreth 33 e.s.

    Pikërisht në atë kohë ishin aty disa që i treguan për ata Galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me flijimet e tyre.