circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 20:28rreth 33 e.s.
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
- Mateu 20:29rreth 33 e.s.
Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.
- Mateu 20:30rreth 33 e.s.
Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit''.
- Mateu 20:31rreth 33 e.s.
Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!''.
- Mateu 20:32rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ''Çfarë doni të bëj për ju?''.
- Mateu 20:33rreth 33 e.s.
Ata i thanë: ''Zot, të na hapen sytë!''.
- Mateu 20:34rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
- Mateu 21:1rreth 33 e.s.
Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
- Mateu 21:2rreth 33 e.s.
duke u thënë atyre: ''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!
- Mateu 21:3rreth 33 e.s.
Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''.
- Mateu 21:4rreth 33 e.s.
Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishtë thënë nga profeti, që thotë:
- Mateu 21:5rreth 33 e.s.
''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.
- Mateu 21:6rreth 33 e.s.
Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
- Mateu 21:7rreth 33 e.s.
Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
- Mateu 21:8rreth 33 e.s.
Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
- Mateu 21:9rreth 33 e.s.
Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.
- Mateu 21:10rreth 33 e.s.
Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ''Kush është ky?''.
- Mateu 21:11rreth 33 e.s.
Dhe turmat thonin: ''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
- Mateu 21:12rreth 33 e.s.
Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
- Mateu 21:13rreth 33 e.s.
Dhe u tha atyre: ''Éshtë shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh''.
- Mateu 21:14rreth 33 e.s.
Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
- Mateu 21:15rreth 33 e.s.
Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit!'', u zemëruan,
- Mateu 21:16rreth 33 e.s.
dhe i thanë: ''A po dëgjon ti çfarë thonë këta?''. Jezusi u tha atyre: ''Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?''.
- Mateu 21:17rreth 33 e.s.
Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
- Mateu 21:18rreth 33 e.s.
Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.