circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 20:3rreth 33 e.s.
Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.
- Mateu 20:4rreth 33 e.s.
Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t'ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.
- Mateu 20:5rreth 33 e.s.
Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.
- Mateu 20:6rreth 33 e.s.
Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".
- Mateu 20:7rreth 33 e.s.
Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".
- Mateu 20:8rreth 33 e.s.
Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".
- Mateu 20:9rreth 33 e.s.
Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.
- Mateu 20:10rreth 33 e.s.
Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.
- Mateu 20:11rreth 33 e.s.
Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,
- Mateu 20:12rreth 33 e.s.
duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës".
- Mateu 20:13rreth 33 e.s.
Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?
- Mateu 20:14rreth 33 e.s.
Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t'i jap këtij të fundit aq sa ty.
- Mateu 20:15rreth 33 e.s.
A nuk më lejohet të bëj me timen ç'të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".
- Mateu 20:16rreth 33 e.s.
Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.
- Mateu 20:17rreth 33 e.s.
Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:
- Mateu 20:18rreth 33 e.s.
''Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.
- Mateu 20:19rreth 33 e.s.
Do t'ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet''.
- Mateu 20:20rreth 33 e.s.
Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.
- Mateu 20:21rreth 33 e.s.
Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''.
- Mateu 20:22rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''.
- Mateu 20:23rreth 33 e.s.
Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''.
- Mateu 20:24rreth 33 e.s.
Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.
- Mateu 20:25rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: ''Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,
- Mateu 20:26rreth 33 e.s.
por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;
- Mateu 20:27rreth 33 e.s.
dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.