- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 10:15rreth 41 e.s.
Dhe zëri i tha për të dytën herë: ''Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra''.
- Veprat e Apostujve 10:16rreth 41 e.s.
Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell.
- Veprat e Apostujve 10:17rreth 41 e.s.
Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç'kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.
- Veprat e Apostujve 10:18rreth 41 e.s.
Dhe thirrën e pyetën nëse Simoni, i mbiquajtur Pjetër, ndodhej aty.
- Veprat e Apostujve 10:19rreth 41 e.s.
Ndërsa Pjetri po mendohej lidhur me vegimin, Fryma i tha: ''Ja, po të kërkojnë tre burra.
- Veprat e Apostujve 10:20rreth 41 e.s.
Çohu, pra, zbrit e shko me ta pa asnjë ngurrim, sepse unë jam ai që t'i kam dërguar''.
- Veprat e Apostujve 10:21rreth 41 e.s.
Atëherë Pjetri zbriti te njerëzit që i ishin dërguar nga Korneli dhe u tha atyre: ''Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja për të cilën jeni këtu?''.
- Veprat e Apostujve 10:22rreth 41 e.s.
Dhe ata i thanë: ''Centurioni Kornel, njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon, është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët që ke për t'i thënë''.
- Veprat e Apostujve 10:23rreth 41 e.s.
Atëherë Pjetri i ftoi të hyjnë dhe i përbujti; pastaj, të nesërmen, shkoi me ta; dhe disa nga vëllezërit e Jopes e shoqëruan.
- Veprat e Apostujve 10:24rreth 41 e.s.
Një ditë më pas hynë në Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqtë e tij të ngushtë.
- Veprat e Apostujve 10:25rreth 41 e.s.
Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.
- Veprat e Apostujve 10:26rreth 41 e.s.
Por Pjetri e ngriti duke thënë: ''Çohu, edhe unë jam një njeri!''.
- Veprat e Apostujve 10:27rreth 41 e.s.
Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz.
- Veprat e Apostujve 10:28rreth 41 e.s.
Dhe ai u tha atyre: ''Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.
- Veprat e Apostujve 10:29rreth 41 e.s.
Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç'arsye më keni dërguar ftesë?''.
- Veprat e Apostujve 10:30rreth 41 e.s.
Dhe Korneli u përgjigj: ''Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,
- Veprat e Apostujve 10:31rreth 41 e.s.
dhe tha: "Kornel, lutja jote t'u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 10:32rreth 41 e.s.
Dërgo, pra, ndonjë njeri në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, pranë detit; dhe, kur të vijë, ai do të të flasë".
- Veprat e Apostujve 10:33rreth 41 e.s.
Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar''.
- Veprat e Apostujve 10:34rreth 41 e.s.
Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: ''Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;
- Veprat e Apostujve 10:35rreth 41 e.s.
por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,
- Veprat e Apostujve 10:36rreth 41 e.s.
sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.
- Veprat e Apostujve 10:37rreth 41 e.s.
Ju e dini se ç'ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:
- Veprat e Apostujve 10:38rreth 41 e.s.
se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.
- Veprat e Apostujve 10:39rreth 41 e.s.
Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.