- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 9:8rreth 35 e.s.
Pastaj Sauli u çua nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.
- Veprat e Apostujve 9:9rreth 35 e.s.
Dhe mbeti tri ditë pa të parit, as hëngri as piu.
- Veprat e Apostujve 9:10rreth 35 e.s.
Në Damask ishte një dishepull me emër Anania, të cilit Zoti i tha në vegim: ''Anania!''. Dhe ai u përgjigj: ''Ja ku jam, Zot!''.
- Veprat e Apostujve 9:11rreth 35 e.s.
Dhe Zoti i tha: ''Çohu dhe shko në rrugën e quajtur E drejtë, dhe kërko në shtëpinë e Judës një njeri nga Tarsi me emër Saul, i cili po lutet;
- Veprat e Apostujve 9:12rreth 35 e.s.
ai ka parë në vegim një njeri, me emër Anania, duke hyrë dhe duke i vënë duart për t'ia kthyer dritën e syve''.
- Veprat e Apostujve 9:13rreth 35 e.s.
Atëherë Anania u përgjigj: ''O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem.
- Veprat e Apostujve 9:14rreth 35 e.s.
Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin tënd''.
- Veprat e Apostujve 9:15rreth 35 e.s.
Por Zoti i tha: ''Shko, sepse ai është vegla që unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit.
- Veprat e Apostujve 9:16rreth 35 e.s.
Sepse unë do t'i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin tim''.
- Veprat e Apostujve 9:17rreth 35 e.s.
Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: ''Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë''.
- Veprat e Apostujve 9:18rreth 35 e.s.
Në këtë çast i ranë nga sytë disa si luspa, dhe ai fitoi përsëri të parit; pastaj u ngrit dhe u pagëzua.
- Veprat e Apostujve 9:19rreth 35 e.s.
Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripërtëri në forcë. Pastaj Sauli qëndroi disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.
- Veprat e Apostujve 9:20rreth 35 e.s.
Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 9:21rreth 35 e.s.
Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: ''Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t'i çojë si robër te krerët e priftërinjve?''.
- Veprat e Apostujve 9:22rreth 35 e.s.
Por Sauli bëhej gjithnjë e më i fortë dhe i hutonte Judenjtë që banonin në Damask, duke ua vërtetuar se Jezusi është Krishti.
- Veprat e Apostujve 9:23rreth 35 e.s.
Pas shumë ditësh, Judenjtë u konsultuan bashkë që ta vrasin.
- Veprat e Apostujve 9:24rreth 35 e.s.
Por komploti i tyre u mor vesh nga Sauli. Dhe ditë e natë ata i ruanin portat e qytetit që të mund ta vrisnin;
- Veprat e Apostujve 9:25rreth 35 e.s.
atëherë dishepujt e morën natën dhe e zbritën poshtë nga muri, në një shportë.
- Veprat e Apostujve 9:26rreth 35 e.s.
Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.
- Veprat e Apostujve 9:27rreth 35 e.s.
Atëherë Barnaba e mori dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi se si ai, gjatë udhëtimit, e kishte parë Zotin që i kishte folur, dhe si kishte folur në Damask lirshëm në emër të Jezusit.
- Veprat e Apostujve 9:28rreth 35 e.s.
Kështu ai qëndroi me ta në Jeruzalem, dhe shkonte e vinte, dhe fliste lirshëm në emër të Zotit Jezus.
- Veprat e Apostujve 9:29rreth 35 e.s.
Ai u fliste dhe diskutonte me helenistët, por ata kërkonin ta vrisnin.
- Veprat e Apostujve 9:30rreth 35 e.s.
Por vëllezërit, kur e morën vesh, e çuan në Cezare dhe që andej e nisën për në Tars.
- Veprat e Apostujve 9:31rreth 35 e.s.
Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.
- Veprat e Apostujve 9:32rreth 35 e.s.
Por ndodhi që, ndërsa Pjetri po e përshkonte gjithë vendin, erdhi edhe te shenjtorët që banonin në Lida.