Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ezekieli 42:9rreth 574 p.e.s.

    Poshtë këtyre dhomave kishte një hyrje nga ana e lindjes, për atë që hynte në to nga oborri i jashtëm.

  2. Ezekieli 42:10rreth 574 p.e.s.

    Në murin e gjerë të oborrit në drejtim të lindjes, përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimitit, kishte dhoma.

  3. Ezekieli 42:11rreth 574 p.e.s.

    Përpara tyre kishte një kalim të ngjashëm me atë të dhomave që ishin nga ana e veriut; ato kishin po atë gjatësi e gjerësi, me të gjitha daljet dhe portat që ndiqnin të njëjtat kritere.

  4. Ezekieli 42:12rreth 574 p.e.s.

    Në përputhje me portat e dhomave që ishin nga jugu, kishte një portë në krye të kalimit pikërisht përpara murit në drejtim të lindjes.

  5. Ezekieli 42:13rreth 574 p.e.s.

    Ai më tha: "Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu që ndodhen përballë hapësirës boshe janë dhoma të shenjta, ku priftërinjtë që i afrohen Zotit do të hanë gjërat shumë të shenjta; atje do të depozitojnë gjërat shumë të shenjta, domethënë blatimet e ushqimit dhe blatimet për mëkatin dhe për shkeljen, sepse ai vend është i shenjtë.

  6. Ezekieli 42:14rreth 574 p.e.s.

    Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin rroba të tjera dhe kështu do të mund t'i afrohen asaj që i përket popullit".

  7. Ezekieli 42:15rreth 574 p.e.s.

    Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark.

  8. Ezekieli 42:16rreth 574 p.e.s.

    Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark.

  9. Ezekieli 42:17rreth 574 p.e.s.

    Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,

  10. Ezekieli 42:18rreth 574 p.e.s.

    Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë.

  11. Ezekieli 42:19rreth 574 p.e.s.

    U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.

  12. Ezekieli 42:20rreth 574 p.e.s.

    Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.

  13. Ezekieli 43:1rreth 574 p.e.s.

    Pastaj më çoi te porta, te porta që shikon nga lindja.

  14. Ezekieli 43:2rreth 574 p.e.s.

    Dhe ja, lavdia e Perëndisë të Izraelit vinte nga lindja. Zëri i tij ishte si zhurma e shumë ujërave dhe toka shkëlqente nga lavdia e tij.

  15. Ezekieli 43:3rreth 574 p.e.s.

    Vegimi që pashë në dukje ishte i ngjashëm me vegimin që pata kur shkova për të shkatërruar qytetin, vegimi ishte i ngjashëm me vegimet që pata pranë lumit Kebar; unë rashë me fytyrë.

  16. Ezekieli 43:4rreth 574 p.e.s.

    Dhe lavdia e Zotit hyri në tempull nga porta që shikon nga lindja.

  17. Ezekieli 43:5rreth 574 p.e.s.

    Pastaj Fryma më ngriti lart dhe më çoi në oborrin e brendshëm; dhe ja, lavdia e Zotit mbushte tempullin.

  18. Ezekieli 43:6rreth 574 p.e.s.

    Atëherë dëgjova dikë që më fliste nga tempulli, ndërsa një burrë rrinte më këmbë pranë meje;

  19. Ezekieli 43:7rreth 574 p.e.s.

    dhe ai më tha: "Bir njeriu, ky është vendi i fronit tim dhe vendi ku vë këmbët e mia, ku do të banoj në mes të bijve të Izraelit përjetë. Dhe shtëpia e Izraelit nuk do ta ndotë më emrin tim të shenjtë,

  20. Ezekieli 43:8rreth 574 p.e.s.

    duke vënë pragun e tyre afër pragut tim dhe shtalkat e tyre afër shtalkave të mia duke pasur vetëm një ndarëse midis meje dhe atyre, duke e ndotur kështu emrin tim të shenjtë me veprimet e neveritshme që kryenin; prandaj në zemërimin tim i shkatërrova.

  21. Ezekieli 43:9rreth 574 p.e.s.

    Tani do të largojnë nga unë kurvërimet e tyre dhe kufomat e mbretërve të tyre, dhe unë do të banoj në mes të tyre përjetë.

  22. Ezekieli 43:10rreth 574 p.e.s.

    Ti, bir njeriu, përshkruaja tempullin shtëpisë së Izraelit, që të kenë turp për paudhësinë e tyre. Le të masin përmasat e tij,

  23. Ezekieli 43:11rreth 574 p.e.s.

    dhe, në se kanë turp për të gjitha ato që kanë bërë, ti u bëj të njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjithë modelin e tij dhe të gjithë statutet e tij, gjithë format e tij dhe të gjitha ligjet e tij; vëri të shkruara para syve të tyre me qëllim që të shikojnë tërë modelin e tij, tërë statutet e tij dhe t'i zbatojnë në praktikë.

  24. Ezekieli 43:12rreth 574 p.e.s.

    Ky është ligji i tempullit. Gjithë territori që është rreth majës së malit do të jetë shumë i shenjtë. Ja, ky është ligji i tempullit.

  25. Ezekieli 43:13rreth 574 p.e.s.

    Këto janë përmasat e altarit në kubitë (kubiti është një kubit plus një pëllëmbë): baza ka një kubit lartësi dhe një kubit largësi, me një buzë prej një pëllëmbë në gjithë gjatësinë. Kjo është lartësia e altarit;