Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Hebrenjve 9:26rreth 64 e.s.

    kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm njëherë për të marrë mbi vete mëkatët e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin për shpëtim.

  2. Hebrenjve 9:27rreth 64 e.s.

    Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t'i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.

  3. Hebrenjve 9:28rreth 64 e.s.

    Sepse përndryshe do të kishin pushuar t'i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?

  4. Hebrenjve 10:1rreth 64 e.s.

    Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,

  5. Hebrenjve 10:2rreth 64 e.s.

    sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.

  6. Hebrenjve 10:3rreth 64 e.s.

    Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;

  7. Hebrenjve 10:4rreth 64 e.s.

    ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.

  8. Hebrenjve 10:5rreth 64 e.s.

    Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"''.

  9. Hebrenjve 10:6rreth 64 e.s.

    Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit'',

  10. Hebrenjve 10:7rreth 64 e.s.

    ai shtoi: ''Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd''. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.

  11. Hebrenjve 10:8rreth 64 e.s.

    Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.

  12. Hebrenjve 10:9rreth 64 e.s.

    Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,

  13. Hebrenjve 10:10rreth 64 e.s.

    ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,

  14. Hebrenjve 10:11rreth 64 e.s.

    duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t'i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.

  15. Hebrenjve 10:12rreth 64 e.s.

    Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.

  16. Hebrenjve 10:13rreth 64 e.s.

    Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:

  17. Hebrenjve 10:14rreth 64 e.s.

    ''Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'',

  18. Hebrenjve 10:15rreth 64 e.s.

    shton: ''Dhe nuk do t'i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre''.

  19. Hebrenjve 10:16rreth 64 e.s.

    Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.

  20. Hebrenjve 10:17rreth 64 e.s.

    Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,

  21. Hebrenjve 10:18rreth 64 e.s.

    me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,

  22. Hebrenjve 10:19rreth 64 e.s.

    edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,

  23. Hebrenjve 10:20rreth 64 e.s.

    le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.

  24. Hebrenjve 10:21rreth 64 e.s.

    Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.

  25. Hebrenjve 10:22rreth 64 e.s.

    Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,