Kalo te përmbajtja

Creation Era

Creation & The Fall

God creates the heavens and earth, forming humanity in his image before sin enters the world.

138 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 4:21rreth 4003 p.e.s.

    Por emri i të vëllait ishte Jubal, që ishte babai i gjithë atyre që i binin qestes dhe flautit.

  2. Zanafilla 4:22rreth 4003 p.e.s.

    Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i çfarëdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama.

  3. Zanafilla 4:23rreth 4003 p.e.s.

    Pastaj Lameku u tha grave të tij: "Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim.

  4. Zanafilla 4:24rreth 4003 p.e.s.

    Në rast se do t'i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t'i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë".

  5. Zanafilla 4:25rreth 4003 p.e.s.

    Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: "Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini".

  6. Zanafilla 4:26rreth 3769 p.e.s.

    Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit.

  7. Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

  8. Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

  9. Zanafilla 5:3rreth 3874 p.e.s.

    Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.

  10. Zanafilla 5:4rreth 3874 p.e.s.

    Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.

  11. Zanafilla 5:5rreth 3074 p.e.s.

    Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.

  12. Zanafilla 5:6rreth 3769 p.e.s.

    Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.

  13. Zanafilla 5:7rreth 3769 p.e.s.

    Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

  14. Zanafilla 5:8rreth 2962 p.e.s.

    Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

  15. Zanafilla 5:9rreth 3679 p.e.s.

    Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.

  16. Zanafilla 5:10rreth 3679 p.e.s.

    Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

  17. Zanafilla 5:11rreth 2864 p.e.s.

    Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.

  18. Zanafilla 5:12rreth 3609 p.e.s.

    Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.

  19. Zanafilla 5:13rreth 3609 p.e.s.

    Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

  20. Zanafilla 5:14rreth 2769 p.e.s.

    Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

  21. Zanafilla 5:15rreth 3544 p.e.s.

    Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.

  22. Zanafilla 5:16rreth 3544 p.e.s.

    Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

  23. Zanafilla 5:17rreth 2714 p.e.s.

    Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.

  24. Zanafilla 5:18rreth 3382 p.e.s.

    Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.

  25. Zanafilla 5:19rreth 3382 p.e.s.

    Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.