Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Duke qenë të pabindur, ata pengohen në fjalë, dhe për këtë ata ishin të caktuar.

  2. Silluni mirë ndër johebrenjtë, që aty ku do t'ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.

  3. qoftë qeveritarëve, si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,

  4. sepse ky është vullneti i Perëndisë, që ju, duke bërë mirë, t'ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend.

  5. Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin.

  6. Ju, shërbëtorë, nënshtrohuni me plot druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm të mirëve dhe të drejtëve, por edhe të padrejtëve,

  7. sepse është gjë e ladërueshme, nëse dikush, për ndërgjegje ndaj Perëndisë, duron shtrengime duke vuajtur padrejtësisht.

  8. Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.

  9. ''Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij''.

  10. ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.

  11. Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.

  12. Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,

  13. me anë të së cilës ai shkoi t'u predikojë frymërave që ishin në burg,

  14. që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit,

  15. i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.

  16. Sepse duke qenë se Krishti ka vuajtur për ne në mish, armatosuni edhe ju me të njëjtin mendim, sepse ai që ka vuajtur në mish pushoi së mëkatuari,

  17. për të jetuar kohën që mbetet në mish jo më në pasionet e njerëzve, por sipas vullnetit të Perëndisë.

  18. Prandaj u duket çudi që ju nuk rendni me ta në po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq për ju.

  19. dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse ''dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh''.

  20. Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t'ju provuar, se si ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

  21. Por gëzohuni, duke qenë pjestarë të mundimeve të Krishtit, që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlloheni.

  22. Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve.

  23. por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.

  24. Dhe ''nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?

  25. Prandaj edhe ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le t'i besojnë shpirtrat e vet atij, si te Krijuesi besnik, duke bërë të mirën.