God
Vargje që përmendin God
Dhe nisu, shko te ata që janë në robëri, te bijtë e popullit tënd, folu dhe u thuaj: "Kështu thotë Zoti, Zoti", edhe sikur të të dëgjojnë ose të refuzojnë të të dëgjojnë".
Pastaj Fryma më ngriti dhe dëgjova prapa meje zhurmën e një potereje të madhe që thoshte: "E bekuar qoftë lavdia e Zotit nga banesa e tij!".
Kështu Fryma më ngriti dhe më mori me vete; dhe unë shkova plot trishtim me indinjatën e frymës time; por dora e Zotit ishte e fortë mbi mua.
Në mbarim të shtatë ditëve ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
"Bir njeriu, të kam caktuar si roje për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t'i lajmërosh nga ana ime.
Në rast se unë i them të pabesit: "Me siguri ke për të vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet për ta lajmëruar të pabesin që të braktisë rrugën e tij të keqe për të shpëtuar jetën e tij, ai i pabesë do të vdesë në paudhësinë e tij, por unë do të kërkoj llogari prej teje për gjakun e tij.
Por në qoftë se më pas një njeri i drejtë heq dorë nga ndershmëria e tij dhe kryen paudhësi, unë do ti vë një pengesë përpara dhe ai do të vdesë; sepse ti nuk e ke lajmëruar dhe ai do të vdesë në mëkatin e tij, dhe gjërat e drejta që ai ka bërë, nuk do të kujtohen më, por unë do t'i kërkoj llogari dorës sate për gjakun e tij.
Atje, pra, ishte dora e Zotit mbi mua dhe më tha: "Ngrihu, dil në fushë dhe atje unë do të flas".
Kështu u çova dhe dola në fushë, dhe atje ishte lavdia e Zotit, ashtu si lavdia që kisha parë pranë lumit Kebar, dhe unë rashë mbi fytyrë.
Unë do të bëj që gjuha jote të ngjitet në qiellzën tënde dhe do të mbetesh memec, kështu nuk do të jesh më për ta dikush që i qorton, sepse janë një shtëpi rebele.
Por kur do të të flas, do të të hapë gojën dhe ti do t'u thuash atyre: "Kështu thotë Zoti, Zoti". Ai që do të dëgjojë le të dëgjojë; dhe ai që refuzon të dëgjojë, le të refuzojë, sepse janë një shtëpi rebele".
Në fakt unë kam vënë mbi ty vitet e paudhësisë së tyre në bazë të numrit të ditëve gjatë të cilave ti do të rrish shtrirë, treqind e nëntëdhjet ditë. Kështu ti do të mbash paudhësinë e shtëpisë së Izraelit.
Me ti mbaruar këto, do të shtrihesh përsëri në krahun tënd të djathtë dhe do ta mbash paudhësinë e shtëpisë së Judës për dyzet ditë. Kam vënë mbi ty një ditë për çdo vit.
Dhe ja, po të vë litarë mbi trup në mënyrë që ti të mos kthehesh nga një krah në tjetrin, deri sa të kesh plotësuar ditët e rrethimit tënd.
Pastaj Zoti tha: "Kështu bijtë e Izraelit do të hanë bukën e tyre të ndotur në mes të kombeve ndër të cilët do ti shpërndaj".
Atëherë unë thashë: "O, Zot, Zot, unë nuk jam ndotur kurrë; qysh në fëmijëri e deri më sot nuk kam ngrënë kurrë mish kafshe të ngordhur në mënyrë natyrale ose të shqyer dhe nuk më ka hyrë në gojë asnjë mish i papastër.
Atëherë ai më tha: "Ja unë po të jap bajga lopësh në vend të jashtëqitjeve të njeriut; mbi to do të pjekësh bukën tënde".
Pastaj më tha: "Bir njeriu, unë do të bëj të mungojë baza e bukës në Jeruzalem; ata do ta hanë bukën me peshë dhe në hidhërim dhe do të pijnë ujin e racionuar në tmerr,
Do të djegësh një të tretën e tyre në zjarr në mes të qytetit në mbarim të ditëve të rrethimit. Pastaj do të marrësh një të tretë të tyre dhe do ta godasësh rreth e qark me shpatë; edhe një të tretë të tyre do ta shpërndash sipas erës; prapa tyre unë do të zhvesh shpatën.
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky është Jeruzalemi. Unë e kisha vendosur në mes të kombeve dhe të vendeve të tjera që kishte përreth.
Ai u rebelua kundër ligjeve të mia për të kryer paudhësi më tepër se kombet që e rrethojnë dhe kundër statuteve të mia më tepër se vendet që e rrethojnë. Po, ata i kanë përçmuar ligjet e mia dhe nuk kanë ecur sipas statuteve të mia".
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju keni qenë më të pabindur se kombet që ju rrethojnë, nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë, unë vetë, jam kundër teje, dhe do t'i zbatoj në mes teje vendimet e mia para kombeve;
dhe do të bëj në mes teje atë që nuk kam bërë kurrë dhe që nuk do ta bëj kurrë më, për shkak të të gjitha neverive të tua.
Prandaj në mes teje etërit do të hanë bijtë e tyre dhe bijtë do të hanë etërit e tyre; do të zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do të shpërndaj në të gjitha erërat gjithçka që do të mbetet prej teje.