Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Prandaj ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "sepse ti ke ndotur shenjtëroren time me të gjitha ndyrësirat e tua dhe neveritë e tua, do të të heq favorin tim, syri im nuk do të ketë asnjë mëshirë dhe nuk do të kem asnjë dhembshuri.

  2. Një e treta prej teje do të vdesë nga murtaja dhe do të konsumohet nga uria që mbretëron në mes tënd; një e tretë do të bjerë nga shpata rreth teje dhe unë do ta shpërndaj në të gjitha erërat pjesën e tretë, dhe do të zhvesh shpatën kundër tyre.

  3. Kështu unë do të shfryj zemërimin tim dhe do të kënaq mbi ta tërbimin tim dhe do të jem i qetë. Atëherë ata do të mësojnë që unë, Zoti fola në xhelozinë time, kur do të shfryj mbi ta tërbimin tim.

  4. Përveç kësaj do të bëj që ti të bëhesh nje shkreti dhe një turp midis kombeve që të rrethojnë, para syve të të gjithë kalimtarëve.

  5. Dhe kjo do të jetë një turp, një objekt talljeje, një mësim dhe një objekt habije për kombet që të rrethojnë, kur do të zbatojë mbi ty gjykimet e mia me zemërim, me tërbim dhe me ndëshkime me indinjatë. Unë Zoti, kam folur.

  6. Kur do të hedh kundër tyre shigjetat e tmerrshme të urisë, që sjellin shkatërrim dhe që unë do të dërgoj për t'ju shkatërruar, do ta bëj edhe më të rëndë urinë tuaj dhe do t'ju heq bazën e bukës.

  7. Kështu do të dërgoj kundër jush urinë dhe kafshë të këqija që do të të lënë pa fëmijë. Murtaja dhe masakra do të kalojnë në mes teje dhe do të bëj që shpata të vijë mbi ty. Unë, Zoti, kam folur"".

  8. Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

  9. dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.

  10. Altarët tuaj do të shkretohen dhe altarët për temjan do të thyhen, dhe do të bëj që të vdekurit tuaj të bien përpara idhujve tuaj.

  11. Do t'i shtrij kufomat e bijve të Izraelit përpara idhujve të tyre dhe do t'i shpërndaj kockat tuaja rreth altarëve tuaj.

  12. Të vdekurit do të bien në mes jush dhe ju do të pranoni që unë jam Zoti.

  13. Megjithatë do t'ju lë një mbeturinë, sepse disa që do t'i shpëtojnë shpatës do t'i keni midis kombeve, kur do të shpërndaheni në vënde të ndryshme.

  14. Të shpëtuarit tuaj do të më kujtojnë midis kombeve ku do të çohen në robëri, sepse jam kapitur për zemrën e tyre të prishur që është larguar nga unë dhe për sytë e tyre që kurvërohen pas idhujve të tyre. Ata do të ndiejnë neveri për veten e tyre për ligësitë që kanë kryer në të gjitha veprimet e tyre të neveritshme.

  15. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti dhe që jo më kot kam folur se do t'ju bëj këtë të keqe"".

  16. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Përplas duart, rrih këmbët dhe thuaj: "Vaj medet, për të gjitha veprimet e këqija të neveritshme të shtëpisë së Izraelit, sepse do të bien nga shpata, nga uria dhe nga murtaja.

  17. Kush është larg do të vdesë nga murtaja, kush është afër do të rrëzohet nga shpata dhe kush ka mbetur dhe është i rrethuar do të vdesë nga uria; kështu do të shfryj tërbimin tim mbi ta.

  18. Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, kur të vrarët e tyre do të bien në mes të idhujve të tyre, rreth altarëve të tyre, mbi çdo kodër të lartë, mbi çdo majë mali, poshtë çdo druri që gjelbëron, poshtë çdo lisi degëshumë, kudo që u ofronin parfume erëmira tërë idhujve të tyre.

  19. Kështu do të shtrij mbi ta dorën time dhe do ta bëj vendin të shkretë, po, më të shkretë se shkretëtira e Diblahut, në të gjitha vendet e tyre të banuara; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti"".

  20. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

  21. "Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.

  22. Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.

  23. Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".

  24. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.

  25. Tani, pas pak, do të derdh mbi ty tërbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të të ngarkoj të gjitha veprimet e tua të neveritshme.