Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.

  2. Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,

  3. kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,

  4. kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?

  5. Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?

  6. E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?

  7. Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.

  8. Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.

  9. Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.

  10. Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.

  11. Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.

  12. deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.

  13. Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.

  14. Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.

  15. Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"

  16. O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.

  17. O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!

  18. Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,

  19. Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.

  20. Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.

  21. Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.

  22. Zoti i dha fund tërbimit të tij, ka derdhur zemërimin e tij të zjarrtë, ka ndezur në Sion një zjarr, që ka gllabëruar themelet e tij.

  23. Fytyra e Zotit i ka shpërndarë, nuk do të kthejë mbi ta shikimin e tij; nuk kanë pasur respekt për priftërinjtë dhe as kanë treguar dhembshuri për pleqtë.

  24. Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".

  25. Ndëshkimi i paudhësisë sate u krye, o bijë e Sionit. Ai nuk do të të çojë më në robëri; por do të ndëshkojë paudhësinë tënde, o bijë e Edomit, do të nxjerrë në shesh mëkatet e tua.