Kalo te përmbajtja

God

11,427 vargje · 2 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin God

Filtro sipas librit
  1. Zemra e tyre i bërtet Zotit: "O mure të bijës së Sionit, bëni që të derdhen lotët si një përrua ditën e natën. Mos i jepni qetësi vetes, mos paçin çlodhje bebet e syve tuaj.

  2. Çohuni, bërtisni natën, në fillim të çdo vigjiljeje. Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fytyrës së Zotit. Ngrini duart në drejtim të tij për jetën e fëmijëve tuaj, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve".

  3. "Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar në këtë mënyrë? A duhet të hanin gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që përkëdhelnin? A duhet të vriteshin prifti dhe profeti në shenjtëroren e tij?

  4. Të vegjëlit dhe pleqtë dergjen për tokë nëpër rrugë; virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë rënë nga shpata; ti i ke vrarë ditën e zëmërimit tënd, i ke masakruar pa mëshirë.

  5. Ti ke mbledhur si për një ditë feste tmerret që më rrethojnë nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të Zotit nuk pati as ikanak as të mbetur. Ata që kisha ushqyer me gji dhe që kisha rritur, i shfarosi armiku im".

  6. Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.

  7. Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

  8. Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.

  9. Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

  10. Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

  11. Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

  12. Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.

  13. Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.

  14. Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.

  15. Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.

  16. Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.

  17. Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".

  18. Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.

  19. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.

  20. "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.

  21. Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.

  22. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.

  23. Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.

  24. Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;

  25. por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,