Skip to content

Vargje biblike për The Scriptures

159 vargje · 108 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.

  2. Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.

  3. Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

  4. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

  5. janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

  6. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

  7. Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.

  8. Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.

  9. E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.

  10. Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.

  11. Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.

  12. Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.

  13. Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.

  14. Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.

  15. Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.

  16. Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

  17. Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.

  18. Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.

  19. Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.

  20. Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.

  21. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

  22. Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.

  23. Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.

  24. Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.

  25. Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".