Skip to content

Vargje biblike për The Scriptures

159 vargje · 108 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.

  2. Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.

  3. Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.

  4. Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.

  5. Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

  6. Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.

  7. Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.

  8. Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.

  9. Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.

  10. Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.

  11. Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.

  12. Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.

  13. I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.

  14. Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.

  15. Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.

  16. Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.

  17. Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.

  18. Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.

  19. Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.

  20. Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.

  21. Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

  22. Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

  23. Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.

  24. Sepse ky është një popull rebel, janë bij gënjeshtarë, bij që nuk duan të dëgjojnë ligjin e Zotit,

  25. Kërkoni në librin e Zotit dhe lexoni: asnjë prej tyre nuk do të mungojë, askujt nuk do t'i mungojë shoku i vet, sepse e ka urdhëruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.