- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
Vargje biblike për Syria
Vargje kyçe biblike
Por ushtria e Kaldeasve i ndoqi dhe arriti Sedekian në fushat e Jerikos. Kështu e kapën dhe e çuan te Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, në Riblah, në vendin e Hamathit, ku shqiptoi gjykimin e tij mbi të.
Kundër Damaskut. Hamathia dhe Arpadi janë mbuluar me turp, sepse kanë dëgjuar një lajm të keq; po ligështohen; ka një stuhi të madhe mbi det, që nuk mund të qetësohet.
Damasku është bërë i flashkët, kthehet për të ikur, e ka kapur një drithmë; ankthi dhe dhimbjet e sulmojnë si një grua që është duke lindur.
"Vallë si nuk është braktisur qyteti i lavdërimit, qyteti i gëzimit tim?
Prandaj të rinjtë e tij do të rrëzohen në sheshet e tij dhe tërë luftëtarët do të vdesin atë ditë", thotë Zoti i ushtrive.
"Unë do të ndez zjarrin në muret e Damaskut dhe ai do të gllabërojë pallatet e Ben-Hadadit".
Damasku bënte tregti me ty për shkak të numrit të madh të prodhimeve të tua dhe për bollëkun e pasurive të tua me verë të Helbonit dhe me lesh të bardhë.
Atëherë Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: "O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë".
Mbas disa vjetëve do të lidhin aleancë; pastaj bija e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut për të bërë një marrëveshje, por nuk do ruajë më as forcën e fuqisë së saj, dhe nuk do të mund të zgjasë as ai as pushteti i tij; në ato kohëra ajo do t'i dorëzohet vdekjes bashkë me ata që e kanë çuar, që e kanë lindur dhe që e kanë mbështetur.
Por një nga pasardhësit nga rrënja e saj do të dalë dhe do të zërë vendin e saj; ai do të vijë kundër ushtrisë, do të hyjë në fortesat e mbretit të veriut, do të veprojë kundër tyre dhe do të dalë fitimtar.
Do të shpjerë gjithashtu si plaçkë në Egjipt perënditë e tyre me figurat e tyre të derdhura dhe me sendet e tyre të çmuara prej argjendi dhe prej ari, dhe për disa vjet do të rrijë larg mbretit të veriut.
Ky do të dalë kundër mbretit të jugut, por pastaj do të kthehet në vendin e tij.
Bijtë e tij do të përgatiten pastaj për luftë dhe do të mbledhin turma forcash të mëdha, dhe një prej tyre do të dalë me siguri përpara, do të vërshojë si një përmbytje dhe do të kalojë tutje për ta çuar luftën deri në fortesën e tij.
Atëherë mbreti i jugut, i tërbuar, do të dalë të luftojë kundër këtij, kundër mbretit të veriut, i cili do të mobilizojë një turmë të madhe, por turma do të bjerë në dorë të armikut.
Kur turmën do ta kenë çuar tutje, zemra e tij do të mbushet me krenari; do të mposhtë me mijëra, por nuk do të jetë më i fortë.
Në fakt mbreti i veriut do të mobilizojë përsëri një turmë edhe më të madhe se e mëparshmja, dhe pas një kohe të shkurtër do të përparojë me siguri me një ushtri të madhe dhe me pajime të shumta.
Në atë kohë shumë njerëz do të ngrihen kundër mbretit të jugut; edhe disa burra të dhunshëm të popullit tënd do të ngrihen për të realizuar vegimin, por do të rrëzohen.
Atëherë do të vijë mbreti i veriut, do të ngrerë një ledh dhe do të shtjerë në dorë një qytet të fortifikuar. Forcat e jugut nuk do të mundin t'i rezistojnë; as trupat e zgjedhura nuk do të kenë forcën për t'i rezistuar.
Ai që i ka ardhur kundra do të bëjë çfarë të dojë, dhe askush nuk do të mund t'i rezistojë; ai do të ndalet në vendin e lavdishëm duke pasur pushtet të shkatërrojë çdo gjë.
Pastaj do të vendosë të vijë me forcat e gjithë mbretërisë së tij, duke ofruar kushte të ndershme paqeje, dhe kështu ka për të bërë. Do t'i japë të bijën për grua për ta korruptuar, por ajo nuk do të mbajë anën e tij dhe nuk do ta favorizojë atë.
Pastaj do t'u drejtohet ishujve dhe do të shtjerë në dorë shumë prej tyre, por një komandant do të bëjë që të marrë fund arroganca e tij, duke bërë që ajo të bjerë mbi të.
Pastaj do të kthehet drejt fortesave të vendit të vet, por do të pengohet, do të rrëzohet dhe nuk do të gjendet më.
Në vend të tij do të dalë dikush që do të dërgojë një tagrambledhës për lavdinë e mbretërisë; por brenda pak ditëve ai do të zhduket, por jo në zemërim a në betejë.
Në vend të tij do të dalë një njeri i neveritshëm, që nuk do të ketë dinjitet mbretëror; ai do të vijë paqësisht, por do ta shtjerë në dorë mbretërinë me intriga.
Para tij forcat e mëdha do të thyhen dhe do të shkatërrohen, po ashtu edhe kreu i një aleance.