Skip to content

Vargje biblike për Sciences: Geography

31 vargje · 13 aspekte

Vargje për Geography

Filtro sipas librit
  1. Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.

  2. Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.

  3. Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.

  4. Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

  5. Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.

  6. Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

  7. Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.

  8. Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

  9. Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".

  10. Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.

  11. Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;

  12. midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).

  13. Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,

  14. Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.

  15. Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,

  16. dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,

  17. Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,

  18. Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.

  19. Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.

  20. Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.

  21. Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.

  22. Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.

  23. Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.

  24. Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.

  25. Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.